LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reklamonin drogë dhe armë në rrjetet sociale/ Arrestohet babai me dy djemtë

11 Janar 2022, 10:54, Kronika CNA
Reklamonin drogë dhe armë në rrjetet sociale/ Arrestohet babai me

2.3 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa, 1 armë zjarri, fishekë luftarak, 2 aparate celulare dhe 1 automjet u janë sekuestruar tre personave në Shkodër, përkatësisht dy vëllezërve dhe babait të tyre.

Policia njofton se pas një pune investigative të pandërprerë për 2 vëllezër që shpërndanin video dhe foto të armëve dhe lëndëve narkotike në rrjetet sociale, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar ?Investigation?, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

M., 18 vjeç, E. M., 21 vjeç (vëllezër) dhe babai i tyre, shtetasi G. M., 50 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

?Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri, fishekë luftarak, 2 aparate celulare dhe 1 automjet?, thuhet në njoftimine  Policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga