LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pakti Rama-Basha për shkatërrimin e PD/ Deputeti nxjerr detajet

11 Janar 2022, 17:43, Politikë CNA
Pakti Rama-Basha për shkatërrimin e PD/ Deputeti nxjerr detajet

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu nuk e njeh vendimin e kryesisë për përjashtimin e Sali Berishës nga PD dhe pezullimin e tij nga kjo parti. Pasi sipas tij që prej 11 Dhjetorit, PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit

Shehu theksoi në një intervistë për Klan News se gjendja në të cilën është sot PD-ja, ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të hershëm të Bashës me Ramën.

Selia blu sipas deputetit të PD i përket demokratëve të vërtetë dhe shumë shpejt do t?u rikthehet atyre.

Pas protestës së 8 Janarit, Komisioni i Rithemelimit pritet të bëjë të ditur se kur do jetë aksioni politik i radhës.

?Kush kryesi është? PD bëri Kongresin e saj, bëri referendumin që konfirmoi shkarkimin e kryetarit, krijoi Komisionin e Rithemelimit që drejton PD së bashku me Kuvendin që vazhdon të jetë aktiv, derisa të bëhet Kuvendi tjetër në muajin mars.

Basha ka pasur një linjë bashkëpunimi me Ramën për të shkatërruar PD. Filloi ndoshta me një ccadër, por jam i bindur që mori dimensionet katastrofale me dorëzimin e mandateve, që na la pa asnjë drejtim administrativ. Kjo nuk është një gabim, por një vepër e qëllimshme për të nxjerrë PD jashtë loje. Demokratët janë të vendosur të bëjnë një luftë opozitare të fortë, janë të vendosur të përmbysin këtë regjim?, tha Shehu./CNA.al

Lajmet e fundit nga