LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nga PD nuk më përjashtojnë ata që s’janë në PD”/ Albana Vokshi i tregon vendin Lulzim Bashës

11 Janar 2022, 08:21, Politikë CNA
“Nga PD nuk më përjashtojnë ata që

Albana Vokshi, anëtare e Komisionit të Rithemelimit ka reaguar pas çmendurisë së radhës së Lulzim Bashës.

Vokshi i është përgjigjur flakë për flakë, vendimit të të shkarkuarit Lulzim Basha.

?Nga PD nuk më përjashtojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në.

Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me cdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë.

I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2022, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare.

Lulzim Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e dt 18 dhjetor 2022.

Në demokraci sovrani vendos?, ka deklaruar Vokshi./CNA.al

Lajmet e fundit nga