Ngujimi, gjurma e kryerjes së një “vrasje”
Nga Luciano BociNgujimi ndodhi. Së prapthi. Selia u shndërru...
Në vitet e fillimit të proceseve demokratike në Shqipëri dhe më pesimistët e kohës thonin se Shqipërisë i duhen dhe tridhjetë vjet për tu bërë shtet vërtetë demokratik. Dhe ja kaluan më se tridhjetë vjet dhe atë demokracinë e ëndërruar akoma nuk e kemi parë. Dhuna e shëmtuar e para pak ditëve në selinë e PD-së me tokmakë, leva, gaz, shkopinj, ku vetëm për fat nuk pat viktima, të bën të mendosh se nuk jemi në demokraci, por në një farë tokmakracie.
Situata e rëndë në të cilën ndodhet sot PD -ja tregon situatën në të cilën gjendet demokracia në Shqipëri. Një ndër shkaqet e kësaj krize është fakti se partitë identifikohen me liderin dhe kur partia është në pushtet lideri identifikohet me shtetin. Thënia e ish Mbretit të Francës Luigjit XIV, ?shteti jam unë? ka gjetur aktualitet këtu tek ne, se në Paris nuk mund ta gjente dot prej më se dy shekujsh e gjysëm. Pa trajtuar më gjerë rrethanat se si u arrit në këtë situatë, një pjesë e shqiptarëve, dhe jo vetëm, janë të çuditur. Akuzat reciproke te të dy grupimeve në PD për përdorimin e bandave si forca ofensive e defensive, të lenë pa fjalë, për faktin se në këtë rast lufta është brenda llojit dhe këto grupime e njohin mirë njeri tjetrin dhe klientët e njëri tjetrit. Këto akuza tregojnë se bandat kanë qenë të pranishme dhe tek kjo parti, si në çdo force politike në Shqipëri. Banda, gjithnjë sipas akuzave reciproke, për të marrë godina, banda për të mbrojtur godina e për tu kthyer pak mbrapa në kohë; banda për të marrë vota e banda për të mbrojtur vota. Banda që shpërblehen kur partia që mbështesin është në pushtet; minimalisht duke i lënë të vijojnë aferat e tyre. Në të gjithë këtë spektakël ngjarjesh dhe akuzash duket se votuesit e thjeshtë janë si spektator të jashtëm të një ndeshje të shëmtuar, por me pasoja dhe për vetë ata.
PD është në një situatë, ku as nuk mund të qëndrojë e bashkuar, as të ndahet. Dhuna që u pa nga të gjithë tregon se e ka të vështirë të qëndrojë e bashkuar. Kurse të ndahet ka frikë se bie në serinë e kurtheve të ?lepujve? që ka ndërtuar bashkë më PS-në për partitë e vogla, partitë e shkëputura, partitë e reja dhe për kandidatët e pavarur. Seria e kurtheve është vendosur, natyrisht nëpërmjet reformave zgjedhore, me këtë strategji: në rast se marrin vota, nuk kanë numërues; në rast se pas numërimit u mbetet ndonjë votë, këto vota nuk kanë përqindjen e duhur të prodhojnë deputetë, për rrjedhojë ngelin jashtë skenës politike parlamentare. Politika ka funksionuar si një barkë, ku veprimi i parë i atyre që janë në të është: të krijojnë pengesa për të panjohurit që kërkojnë të ngjiten në të. Gjithë kjo është bërë për të qeverisur lehtësisht e me radhë e që mos të ketë kush mundësi t?i fusë shkopin nën rrota ?qeverisë së ligjshme?. Natyrisht prish rehatinë, po të lihet mundësia të bien qeveritë, qoftë dhe për një deputet, si në Greqi, Maqedoni të Veriut, Itali, Kosovë, Mal të Zi etj. Pikësëpari është stabiliteti i qeverisë (qeveritarëve). ?Idetë e reja?, ?qarkullimi i elitave?, ?ndryshimet? do bëhen vetëm brenda sistemit.
Kemi më shumë se tre dekada që i themi vetes në demokraci, por shqiptarët vijojnë të gjendën në situatën e të burgosurve të Mitit të Shpellës së Platonit. Si ata nuk shikonin dritën e diturisë, shqiptarët nuk shijojnë ditët e demokracisë.
Nga Luciano BociNgujimi ndodhi. Së prapthi. Selia u shndërru...
Deputetët e selisë së Partisë Demokratike duhet të mendojnë ...
Nga Zef ZefiI mirëkuptoj bolshevikët përse nga togfjalëshi “...
Nga Rudin SataTë kërkosh Ti me Gaz Bardhin ndihmë nga POLICI...
Nga Ibsen Elezi Tabloja e asaj dite pati tre elementë të duk...
Nga Dilaver LazajDëgjova se më 12 janar do shkosh në Sarand...
Nga: Redjon ShtyllaSot isha në selinë blu, për të raportuar ...
Porsa u shuan skenat luftarake në selinë e PD-së kryeministr...
Nga Lutfi Dervishi8 Janari sipas…….Lulzim Bashës!Sali Berish...
Kam përshtypjen – të më falin mediet e tjera nëse gaboj – që...
Prof.dr. Eshref Ymeri“Sot Shqipëria është ngrysur si një Se...
Nëse Sali Berisha e ka seriozisht kur thotë se, nga sot ajo ...
Nga Andi BejtjaShumë demokratë, ndoshta dhe gabimisht, 8 Jan...
Lulzim Basha nuk bëri asgjë që nuk pritej. Ai i blindoi dyer...
Nga Gëzim XhepaZ.Basha! Si firmëtar i 11 dhjetorit, por jo a...
Nga Armand Maho“Adams Family”, është një komedi e zezë e Ho...
Nga Bledian Koka Lulzim Basha e bëri sefte artikulimin e par...
Nga Oerd BylykbashiKur ne 47-vjeçarët e sotëm ishim 12 vjeç ...
Ashtu siç ndodh rëndom në çdo betejë edhe në atë që po zhvil...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi me probleme ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Policia dhe FNSH kanë kryer kontrolle të befasishme di...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, k...
Hetuesit federalë zbuluan detaje të reja rreth asaj që ndo...
Lufta në Ukrainë është në ditën e 764-t të saj. Dhjetë...
Trupat e dy personave janë nxjerrë nga një kamion i ku...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...