LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe KSHH

11 Janar 2022, 14:50, Aktualitet CNA
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Policisë së

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Duke i vlerësuar si prioritare për Policinë e Shtetit, respektimin dhe garantimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, rëndësinë e madhe që ka për vendin tonë përmbushja dhe zbatimi i detyrimeve/rekomandimeve të Raportit Analitik të Komisionit Evropian për Shqipërinë, në kuadër të marrëveshjes së Stabilizim ? Asocimit me Bashkimin Evropian, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano dhe drejtoresha ekzekutive e KSHH-së, Erinda Skëndaj, kanë nëshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje konsiston në:

Vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit midis organizatave të shoqërisë civile që mbrojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe strukturave të Policisë së Shtetit, në funksion të rritjes së transparencës së punës së Policisë së Shtetit, në trajtimin dhe respektimin e të drejtave të personave të shoqëruar, arrestuar/ndaluar dhe trajtimit të tyre në ambientet e drejtorive dhe komisariateve të policisë vendore, si dhe atyre të kufirit dhe migracionit;

Dhënien e aksesit të plotë organizatave të shoqërisë civile, për të monitoruar, inspektuar e vizituar ambientet ku mbahet e trajtohet kjo kategori personash, për të kontaktuar dhe komunikuar me personat e shoqëruar, ndaluar/arrestuar, për të verifikuar edhe nëpërmjet aksesimit të dokumentacionit përkatës (drejtori vendore policie, drejtori vendore për kufirin dhe migracionin, komisariate të policisë/kufirit dhe migracionit, stacionet/postat e policisë/kufirit dhe migracionit), si dhe trajtimin e respektimin e të drejtave të tyre nga personeli policor dhe atij civil pranë këtyre njësive policore;

Krijimin e kushteve dhe lehtësirave, përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, për përmbushjen e misionit të tyre;

Zgjerimin e bashkëpunimit duke përfshirë KSHH-në, në nisma dhe aktivitete që kanë për qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve të policisë, në këndvështrimin e njohjes dhe respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe në procesin e reformës legjislative dhe institucionale që rregullon veprimtarinë e Policisë së Shtetit.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi midis Policisë së Shtetit dhe KSHH do të ndikojë në rritjen e përgjegjësisë dhe intensifikimin e masave të Policisë së Shtetit, për të kryer detyrat dhe për të përmbushur misionin vetëm në bazë dhe në zbatim të ligjit dhe duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Lajmet e fundit nga