LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mashtrimi i Nebijajt/ Ishte në Maldive apo në PD, çfarë vuajti Ori?

11 Janar 2022, 16:04, Politikë CNA
Mashtrimi i Nebijajt/ Ishte në Maldive apo në PD, çfarë

Lulzim Basha ka nxjerrë sot anëtaren e Kryesisë së PD Ori Nebijaj për të reaguar për protestën e datës 8 janar të mbajtur para selisë blu.

Përmes një reagimi, Nebijaj, nga një prej zyrave ka nxjerrë disa pamje, që sipas saj janë shkatërruar nga protestuesit, ndërsa shton se si demokrate që është e vuajti shumë atë që ndodhi në datën 8.

Por ku ishte Ori në datën 8 që paska vuajtur kaq shumë?

Nga një kërkim i shkurtër, në faqen e saj në Instagram, rezulton se Ori ka qenë me pushime në Maldive dhe se nuk ka qenë e pranishme në protestë.

Mbështetësit e Bashës, edhe kur janë me pushime, vuajnë shumë për atë që ndodh në seli, edhe pse nuk janë prezent aty.

?Unë jam Ori Nebijaj, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe një demokrate që si shumëkush tjetër e vuajti shumë atë që ndodhi me 8 janar. Një ditë fatkeqe për të gjithë demokratët që duhet ti bëjë të reflektojnë thellë se gjuha e urrejtjes qe mbillet vazhdimisht nga individë të cilët luftojnë për interesat e tyre, janë gati të sakrifikojne jetet e demokratëve pa as edhe një lloj skrupulli. Asnjë demokrat, asnje shqiptar, asnje i ri nuk mund të pranojë dhunën, asnjë formë të dhunës. Urrejtja mbjell dhunë, dhuna nuk na con askund.?, tha Nebijaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga