“Ju gënjen mendja se jam dorëzuar”/ Evi Kokalari paralajmëron surpriza

11 Janar 2022, 09:46, Politikë CNA
“Ju gënjen mendja se jam dorëzuar”/ Evi Kokalari

Aktivistja Evi Kokalari, ka bërë të ditur se do të largohet nga politika shqiptare, për t?iu rikthyer jetës së saj në SHBA.

?Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri. Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua t?i kthehem jetës time në Amerikë që kam që në shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë.

Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme ? miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit.
Bashkatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t?iu them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin.
Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale. Duke ju falënderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj, përzemërsisht, Evi?, shkruan Kokalari.

Por, pas këtij postimi, Kokalari ka bërë një tjetër reagim, ku sqaron se largimi nga Shqipëria nuk është braktisje e mbështetjes së saj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ajo thekson nuk është dorëzuar, ndërsa paralajmëron se e ardhmja do ketë plot surpriza.

?Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishes. Ajo mbështetje ka qënë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 Maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund.

Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t?ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt? e fundit. Më vjen keq t?ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot.?-shkruan Evi Kokalari./CNA.al

Lajmet e fundit nga