LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbja ndaj Interit i zhbllokoi merkaton, Tare gjen paratë për afrimet e reja

11 Janar 2022, 10:26, Sport CNA
Humbja ndaj Interit i zhbllokoi merkaton, Tare gjen paratë për afrimet

Një humbje që të bën të fitosh 25 milionë euro. Kështu ishte disfata e Lazios në San Siro kundër Interit. Mbrëmjen e të dielës, Igli Tare dhe Maurizio Sarri folën për problemin ekonomik që Lazio ka për merkaton e janarit.

?Nuk kemi likuiditet me paratë? ishin fjalën e drejtuesit shqiptar, ndërkohë që të njëjtën gjë konfirmoi edhe tekniku italian. Megjithatë, pas aktivizimit të Correas dhe fitores së Interit, tashmë zikaltrit janë të detyruar ti paguajnë Lazios 25 milionë euro për blerjen e lojtarit argjentinas.

Për pasojë, tashmë Tare ka mundësi që të lëvizë lirshëm në merkato pasi paratë erdhën. Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, Lazio tashmë e ka gjetur likuiditetin e parave dhe Tare mund të nisë nga puna për të sjellë lojtarët e kërkuar nga Sarri.

Megjithatë, Tare fillimisht kërkon të sistemojë lojtarët e padëshiruar nga Sarri. Lazzari mund të huazohet te Torino, por Muriqi mbetet pika kyçe e merkatos. Sipas asaj që raporton media italiane, merkato e vërtetë e Lazios do të fillojë kur Vedat Muriqi mos të peshojë më në buxhetin e kryeqytetasve.

Lajmet e fundit nga