Foto-“Mashtrues ordiner”/ Ish-presidenti i nxjerr "të palarat" Bashës, tregon aktin kriminal

11 Janar 2022, 09:00, Politikë CNA
Foto-“Mashtrues ordiner”/ Ish-presidenti i nxjerr "të

Ish-presidenti Bujar Nishani ka hedhur akuza të forta në drejtim të Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani ka denoncuar dhunimin e demokratëve, gjatë protestës së 8 Janarit.

Sipas Nishanit, goditja e drejtpërdrejtë me armë mbi kokën e civilëve dha pasoja të rënda për jetën e Alban Hoxhës, drejtues i strukturave të PD në Tiranë.

Në lidhje me këtë ngjarje, Nishani fajëson Lulzim Bashën, duke e bërë atë përgjegjës të aktit kriminal.

Po ashtu Nishani shigjeton edhe Ramën, ndërsa shkruan se “Lulzimi i hajnisë shpreson se Edi Rama do të mbretërojë përjetë në pushtet dhe hajnia e tradhëtia e pengut do të shpëtojë pa u përballur me ligjin dhe demokratët”

Një akt i rëndë kriminal nga pjestarë të forcave të policisë mbi anëtarët dhe veprimtarët e Partisë Demokratike në selinë e tyre.

Goditja e drejtpërdrejtë me armë mbi kokën e civilëve dha pasoja të rënda për jetën e Alban Hoxhës, drejtues i strukturave të PD në Tiranë.

Autori i vërtetë i këtij akti masakre është Lulzim Basha, që përtej të qenit një kukull ordinere e Edi Ramës, një peng i aferave të tmerrshme korrupsioni, është sot armiku më i egër i demokratëve dhe patriotëve të këtij vendi. Lulzimi i hajnisë shpreson se Edi Rama do të mbretërojë përjetë në pushtet dhe hajnia e tradhëtia e pengut do të shpëtojë pa u përballur me ligjin dhe demokratët.

Ky është vetmashtrimi më i madh që i bën vetes simboli i mashtruesit ordiner.

#PD po ringrihet për të shpëtuar Shqipërinë !”-shkruan Bujar Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga