LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dokumenti- E financuar nga Erion Veliaj/ Ina Zhupa aksionere tek Kulla e Sahatit

11 Janar 2022, 21:33, Politikë CNA
Dokumenti- E financuar nga Erion Veliaj/ Ina Zhupa aksionere tek Kulla e Sahatit

Bashkëpunimi mes qeverisë dhe opozitës po del në dritë çdo ditë e më shumë.

Deputetë të Lulzim Bashës kanë marrë mbështetje të vazhdueshme nga kryeministri Edi Rama por edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Një nga këto është edhe Ina Zhupa.

Më herët, Zhupa, akuzonte dhe kërcënonte Bashkinë e Tiranës, për leje ndërtimi në qendër të qytetit.

Duke bërë zëdhënësen e PD, Ina Zhupa, shprehej se leja për ndërtimin e kullës te ?Sahati i Tiranës? përveçse ishte klienteliste dhe masakër urbane, ishte edhe në kundërshtim me ligjin.

Por papritur nuk u dëgjua më asnjë zë nga Ina Zhupa. Tre muaj pasi kjo e fundit denoncoi kullën pas sahatit, bashkëshorti i saj Fabian Goçi merr lejën e ndërtimit nga Bashkia e Tiranës.

Një dokument zyrtar tregon se Fabian Goçi, burri i deputetes së PD-së Ina Zhupa, rezulton askioner tek kulla pas Sahatit të Tiranës.

Mësohet se Fabian Goçi ka pasur në pronësi 200 metra katror tokë.

Zhupa duhet të tregojë të vërtetën nëse denoncoi që të mos ndërtohej tek sahati apo të merrte vetë leje ndërtimi.

Pra, duket se Zhupa ia ka marrë dorën me kërcënime për interesa personale./CNA.al

Si e financoi Erion Veliaj-Ina Zhupën/ Zbulohet skandali i deputetes së Bashës

 

 

Lajmet e fundit nga