Connect with Us

Berisha, “bekimi dhe mallkimi” i Lulzim Bashës!!!

Opinione

Berisha, “bekimi dhe mallkimi” i Lulzim Bashës!!!

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Prej muajsh tashmë diskursi politik dhe mediatik dominohet nga “lufta” Berisha-Basha, një luftë e cila e parë nga kënvështrime të ndryshme duket herë qesharake, herë dramatike dhe herë hipokrite.

Qesharake duket në sytë e socialistëve sehirxhinj e të vetëkënaqur të cilët, pas çdo skenari dualizmi të lidershipit të PD-së, mirazhojnë kohëzgjatjen e ëndrrave të tyre për një pushtet të pashtershëm.

Dramatike duket në sytë e demokratëve të thjeshtë të cilët kanë shpresuar gjithmonë në një demokraci funksionale dhe shtet ligjor, pa interesa personale për ofiqe e karike por me një ëndërr për një shqipëri vertet europiane.

Hipokrite duket në sytë e atyre demokratëve që prej vitesh kanë dhënë çdo gjë për partinë demokratike. Kanë shpenzuar energji, kohë, djersë e mund që ky vend të drejtohej nga PD por mbi të gjitha nga ai lidership i PD-së që e ka merituar të drejtojë. Një prej tyre jam edhe unë!

Mendoj se kjo “luftë” është hipokrite, pasi nga njëra anë lufton Berisha, i mbushur me zhgënjimin që i përplasi në fytyrë zgjedhja e tij e pamenduar e 2013. Nuk e di në qoftë se ndonjëherë ai pyet veten se si do të ishte fati i PD-së nëse do të kishte zgjedhur kandidatin tjetër, Olldashin! Nuk e di se çfarë përgjigje mund ti japë ai vetes por personalisht mendoj se do të ishte ndryshe jo vetëm fati i PD-së por edhe ai i shqipërisë. Normalisht është ndryshe të zgjedhësh dikë që ti do dhe ndryshe të zgjidhet dikush që demokratët duan. Ja pra, zgjedhja e Bashës si dëshira e Berishës ishte një bekim për atë të cilin demokratët nuk e duan. Nga ana tjetër qëndron Basha, ai të cilin dukshëm demokratët nuk e duan. Nuk  duan jo vetëm atë por edhe rrethin e tij i cili është i mbushur me njerëz pa asnjë kontribut partiak, të cilët, duke qenë se protagonizmin opozitar e kanë parë vetëm në tv, shohin ëndrra me karike ministrash të cilat janë gati t’i bëjnë realitet me çdo lloj çmimi njerëzor apo moral.

LEXO EDHE:  Belind Këlliçi kujton ngjarjen e 2 Prillit/ Thirrja e fortë për të rinjtë

Nganjëherë pyes veten, çfarë duhet bërë që Basha të largohet?! Sigurisht, ky njeri, në kushtet aktuale edhe pse e kërkon Berisha, në rast se vërtet do të ishte zgjedhur nga demokratët në 2013 dhe këta ta donin nuk mund të ikte kurrësesi. Nuk mund të ikte pasi një lider i votuar nga demokratët mbetet lider dhe dëshmia e kësaj është vetë Sali Berisha. Prandaj nuk ka kuvend të PD-së që bën Lulzim Bashën të ikë pasi në kuvend votojnë demokratët me të cilët tashmë Basha nuk ka asnjë lidhje… Mbetet vetëm një pyetje…Cila është zgjidhja për largimin e Lulëzim Bashës?! Përgjigjia është e shkurtër dhe e thjeshtë “dëshira e Berishës”, ajo që e solli atje ku është.

Berisha i cili dikur ishte bekimi, sot është mallkimi i Lulzim Bashës!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Ilir Levonja/ Nga sot edhe për Lulin, fajin e ka Saliu!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Emri i Sali Berishës është sa nocion i pluralizmit a demokracisë në vend, por edhe mallkim. Eshtë sa shpresë për përmbysje të mëdha, por edhe aq mallkim. Eshtë sa frymëzim për  një integrim total në Europë, por edhe aq ndihmues për ta rikthyer Shqipërinë në blloqet e lindjes.

Eshtë sa mbarë kombëtar, kam parasysh këtu shqiptarinë, por edhe stimulues për ta ndarë Shqipërinë, jo nga aleancat e tipit Antanta a blloku Tripalësh, por nga fakti se ata janë krejt të pa aftë të bashkëpunojnë. Emri i Sali Berishës është sa model triumfi, por edhe gogol për të ta dhjerë një arsyetim në mes. Sapo ti përpiqesh të shpjegosh diçka, një ide, tjetri të hidhet e thotë ama për Saliun e ke ti. Megjithëse të karrahur shpatullat kur e ke kritikuar Saliun.

Emri i Sali Berishës është gogol edhe në Amerikë, sepse ai që është i majtë në Shqipëri është një kryekomunist shqiptar  edhe në Amerikë. Pavarsisht se ka liri me shumicë, punë, shtëpi, me një fjalë jetë një milion herë më të mirë se në komunizmin e tij, voton këtu një krye plak si Biden, por të mbyt duke të të thënë se Berisha është një plak i rrjedhur. Sali Berisha është sa burrë shteti por edhe kriminel i madh. Nuk të lë kush pa të kujtuar vrasjet e 21 janarit 2011.



Pavarsisht se Enver Hoxha vrau mbi 5 mijë njerëz, pavarsisht se burgosi dhe internoi afro 20 mijë shqiptarë…, nuk kujtohen për këtë, ulin sytë përdhe. Por të mbysin me pështyma për vrasjet e Saliut. Pra kjo kulturë e mbrapsht është kthyer sot një mallkim klasik për vendin. Pas vargut kilometrik të çdo karrike thyeri nga komunizmi, Nanos, Gjinushit, Ramës, Brahos, Milos, Beqirit, Daulles, Derrit, Dajes etj. Pas vargut kilometrik të çdo karike thyeri që e nisën me Berishën, që mender ta çanin bythën për Berishën, ku kampion është Spartak Ngjela, tani është dhe ky kllufi Lul Basha. Tani do të dëgjojmë edhe Lulin përditë, se fajin e ka Saliu.

LEXO EDHE:  Mesazhi publik/ Deputeti i Bashës i quan demokratët horra

LEXO EDHE:  Mesazhi publik/ Deputeti i Bashës i quan demokratët horra

Kllufi thirri policinë dhe kujton se Edi Rama vetëm se e ka ndihmuar. I ka dhënë kaq material sa mund ta mbajë gjithë këtë legjislaturë si një peshk të varur në grep. Ia ka palosur dosjet dhe kjo është arsyeja që del e tall menderen në publik me katandisjen e opozitës. Vini re tani sa hapni televizorin, del Luli dhe ankohet për Saliun. Prite kur të thotë ndonjë ditë që edhe covidin e solli Saliu. Tani si i bëhet halli, a ka ndonjë mundësi që të gjykojmë ndryshe. Sigurisht që ka, por puna është se ata që kanë në dorë televizorin, nuk e duan këtë ndryshim. Nuk vjen kurrë në pushtet po nuk the që fajin  e ka Saliu.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Gropa e zezë Albpetrol

Publikuar

-

Nga

Nga Klodian Tomorri

Pak javë më parë kur u publikua lista e pagave, qytetarët panë se në skutat e këtij shteti ka njerëz që paguhen edhe më shumë se 5 mijë dollarë në muaj. Një nga këto skuta, faktikisht ndër më të errëtat, është Albpetrol. Sipas listëpagesës, 10 drejtuesit kryesorë të Albpetrol u kushtojnë qytetarëve shqiptarë 50 mijë dollarë në muaj. Dy ndër ta janë ish kryebashkiakë të partisë në pushtet, përkatësisht Selfo Kapllani dhe Baftjar Zeqo.

Pagat e larta në sektorin shtetëror nuk janë domosdoshmërisht abuzive. Në politikat e remunerimit, praktika e shpërblimeve në bazë të rezultateve nuk është e panjohur. Problemi më Albpetrolin është se për herë të fundit kjo kompani ka derdhur fitim në buxhetin e shteti shumë vite me parë. Por kjo është vetëm njëra anë se si na vjedh Albpetrol. E dyta është edhe më flagrante.

Një javë para ndërrimit të viteve Albpetrol shpalli një ankand për të shitur për të shitur 40 mijë tonë naftë, të cilën e merr nga koncesionarët, kryesisht Bankers Petroleum në formën e prodhimit paraekzistues. Çmimi dysheme për shitjen e naftës është përcaktuar sipas formulës 73.88% e Çmimit Brent + K, ku K është koefiçienti mbi të cilin garojnë ofertuesit. Zakonisht kjo K del gjithmonë 0.01 dollarë. Kjo formulë është dhe mekanizmi i vjedhjes.

Ankandi i Albpetrol dështoi në tentativën e parë. Kjo është taktikë, që blerësi monopson e përsërit thuajse në çdo ankand për të ulur edhe më shumë çmimin. Por të kthehemi tek thelbi. Një javë më parë Bankers Petroleum, të njëjtën naftë e shiti me 85 për qind të çmimit Brent. Pra 11.1 pikë mbi çmimin me të cilin e shet Albpetrol. E konvertuar në vlerë fuçie, sot Albpetrol e shet naftën që merr nga Bankersi 9 dollarë më pak për fuçi se sa e shet Bankersi.

LEXO EDHE:  Policia në anën e gabuar/ Basha: Miku trafikant i Ramës e Ballës pastron paratë e krimit

LEXO EDHE:  Mesazhi publik/ Deputeti i Bashës i quan demokratët horra



Tani pak matematikë të thjeshtë për të kuptuar se sa vidhet vetëm me një ankand. Sasia prej 40 mijë tonë është e barabartë me 270 mijë fuci. Meqë Albpetrol e shet fuçinë 9 dollarë më pak se Bankers, vetëm me këtë dorë qytetarëve u merren 2.4 milionë dollarë.

Por ky është vetëm ankandi i radhës. Albpetrol shet çdo vit gati 200 mijë tonë naftë. E thënë ndryshe janë 10 milionë dollarë që vidhen çdo vit përmes këtij mekanizmi. Këto janë rezultatet e larta, për të cilat drejtuesit e Albpetrol shpërblejnë veten me rroga 5 mijë dollarëshe.

Një qeveri toleron kompani publike me humbje, vetëm kur ato ofrojnë shërbime jetike për qytetarët si ujësjellësi, energjia apo dhe spitalet. Por Albpetrol nuk ofron asnjë shërbim për qytetarët, përveçse grabitjes.

Kjo e bën atë një gropë të zezë korrupsioni, e cila sot kryen vetëm tre role. Punëson militantët e partisë, qeras krimin e organizuar me tendera dhe vjedh pasurinë publike.

Ky është rasti i vetëm në botë, kur një kompani që administron pasuri publike nuk derdh asnjë lek për publikun. Ndaj kjo është një kompani që duhet shkrirë një orë e më parë. Prodhimi paraekzistues mund të merren në cash nga koncesionarët, pa patur nevojë të ketë një Albpetrol që bën tendera. Pastaj paratë duhet të kalojnë në buxhetin e shtetit dhe jo në tendera për krimin apo paga për militantët.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Jak Simoni/ ‘Lufta’ në selinë e PD, pas 3 dekadash demokraci, shqiptarët viojnë të jenë të burgosur

Publikuar

-

Nga

Në vitet e fillimit të proceseve demokratike në Shqipëri dhe më pesimistët e kohës thonin se Shqipërisë i duhen dhe tridhjetë vjet për tu bërë shtet vërtetë demokratik. Dhe ja kaluan më se tridhjetë vjet dhe atë demokracinë e ëndërruar akoma nuk e kemi parë.  Dhuna e shëmtuar e para pak ditëve në selinë e PD-së me tokmakë, leva, gaz, shkopinj, ku vetëm për fat nuk pat viktima, të bën të mendosh se nuk jemi në demokraci, por në një farë tokmakracie.

Situata e rëndë  në të cilën ndodhet  sot PD -ja tregon situatën në të cilën gjendet demokracia në Shqipëri. Një ndër shkaqet e kësaj krize është fakti se partitë identifikohen me liderin dhe kur partia është në pushtet  lideri identifikohet  me shtetin. Thënia e ish Mbretit të Francës Luigjit XIV, “shteti jam unë” ka gjetur aktualitet  këtu tek ne, se në Paris nuk mund ta gjente dot prej më se dy shekujsh e gjysëm. Pa trajtuar më gjerë  rrethanat  se si u arrit në këtë situatë, një pjesë e shqiptarëve, dhe jo vetëm, janë të çuditur. Akuzat reciproke te të dy grupimeve në PD për përdorimin e bandave si forca ofensive e defensive, të lenë pa fjalë, për faktin se në këtë rast lufta është brenda llojit dhe këto grupime e njohin mirë njeri tjetrin dhe klientët e njëri tjetrit. Këto akuza tregojnë se bandat kanë qenë të pranishme dhe tek kjo parti, si në çdo force politike në Shqipëri. Banda, gjithnjë sipas akuzave reciproke, për të marrë godina, banda për të mbrojtur godina e për tu kthyer pak mbrapa në kohë; banda për të marrë vota e banda për të mbrojtur vota. Banda që shpërblehen kur partia që mbështesin  është në pushtet; minimalisht duke i lënë të vijojnë aferat e tyre. Në të gjithë këtë spektakël ngjarjesh dhe akuzash duket se votuesit  e thjeshtë janë si spektator të jashtëm të një ndeshje të shëmtuar, por me pasoja dhe për vetë ata.

LEXO EDHE:  Dosja e financimeve ruse të Bashës, pazari për marrëveshjen e radhës

LEXO EDHE:  Statuti i PD/ Gazetarja"kryqëzon" Bardhin: Në Gjykatë keni të regjistruar atë të 2018



PD është në një situatë, ku as nuk mund të qëndrojë e bashkuar, as të ndahet.  Dhuna që u pa nga të gjithë tregon se  e ka të vështirë  të qëndrojë e bashkuar. Kurse të ndahet ka frikë se bie në serinë e kurtheve të “lepujve” që ka ndërtuar bashkë  më PS-në për partitë e vogla, partitë e shkëputura, partitë e reja dhe për kandidatët e pavarur. Seria e kurtheve është vendosur, natyrisht nëpërmjet reformave zgjedhore, me këtë strategji: në rast se marrin  vota, nuk kanë numërues; në rast se pas  numërimit u mbetet ndonjë votë, këto vota nuk kanë përqindjen e duhur të prodhojnë deputetë, për rrjedhojë ngelin jashtë skenës politike parlamentare. Politika ka funksionuar si një barkë, ku veprimi i parë i atyre që janë në të  është: të krijojnë pengesa për të panjohurit që kërkojnë të ngjiten në të. Gjithë kjo është bërë për të qeverisur lehtësisht e me radhë e që mos të ketë kush mundësi t’i fusë shkopin nën rrota “qeverisë së ligjshme”. Natyrisht prish rehatinë, po të lihet mundësia të bien qeveritë, qoftë dhe për një deputet, si në Greqi, Maqedoni të Veriut, Itali, Kosovë, Mal të Zi etj. Pikësëpari është stabiliteti  i qeverisë (qeveritarëve). “Idetë e reja”, “qarkullimi i elitave”, “ndryshimet” do bëhen vetëm brenda sistemit.

Kemi më shumë se tre dekada që i themi vetes në demokraci, por shqiptarët vijojnë të gjendën në situatën e të burgosurve të Mitit të Shpellës së Platonit. Si ata nuk shikonin dritën e diturisë,  shqiptarët nuk shijojnë ditët e demokracisë.

LEXO TE PLOTE