web counter

E fundit!

Armando Broja nuk di të ndalet, shënon tjetër gol me Sauthamptonin

11 Janar 2022, 21:04, Sport CNA
Armando Broja nuk di të ndalet, shënon tjetër gol me

Armando Broja e nis vitin 2022 me gol. Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar sfidën e sotme ndaj Brentford, e para për këtë vit dhe e ka nisur me këmbë të mbarë.

Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e pestë për këtë sezon të parë të tijin në Premier League me fanellën e Southampton, i huazuar nga Chelsea deri në fund të sezonit. Sulmuesi kuqezi dërgoi topin në rrjetë në minutën e 49-të, duke shënuar golin e tretë për Southampton, që udhëheq 3-1 ndaj Brentford.

Broja është kthyer tashmë në një titullar të padiskutueshëm te Southampton dhe gjithmonë ka me vete mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozave vendas.

Pak ditë më parë Southampton ndërroi pronar, në krye të klubit ka ardhur një biznesmen serb dhe direkt kërkesa e parë e tifozëve ishte blerja e Brojës.

Por, kjo është e vështirë të ndodhë, pasi Chelsea vështirë të heq dorë nga një sulmues me shumë potencial dhe të ardhme si Broja dhe e sheh atë si pjesë e të ardhmes së ekipit.

Kjo ishte ndeshja e parë për këtë vit të ri për Armando Brojën, ndërsa ndeshja e ardhshme është në Premier League, aty ku do provojë të shënojë golin e radhës.

ARMANDO BROJA GOALLL pic.twitter.com/sQoeSKRkj1

— Chelsea Loan Army (@CFCLoanArmy_) January 11, 2022

Lajmet e fundit nga