“8 Janari ishte një humbje”/ Ibsen Elezi: Basha dhe Rama u diskredituan

11 Janar 2022, 08:32, Politikë CNA
“8 Janari ishte një humbje”/ Ibsen Elezi: Basha dhe Rama u

Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi ka komentuar protestën e zhvilluar në 8 janar para selisë së PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Elezi e quan humbje protestën e 8 Janarit, përderisa sipas tij nuk u zbatua vullneti i shumicës së demokratëve.

Por, gjithashtu Elezi i jep një “shuplakë” të fortë Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ndërsa thekson se 8 Janari nxori në pah fytyrën e tyre të vërtetë.

“Data 8 janar ishte një betejë e humbur, që tregoi fytyrën e vërtetë të dhunshme të Neodiktatures së Ramës dhe fytyren e vërtetë të TRADHËTARIT, që jua kam deklaruar hapur në Kuvendin e PD, ne 28 Prill 2018.”-shkruan ndër të tjera Ibsen Elezi.

Postimi i plotë:

Vital dhe i diskretituar nga nje beteje e “humbur” !

Beteja e dates 8 janar e them me dhimbje, ishte nje humbje per te gjithe.

Moszbatimi i vullnetit te shumices (4900 drejtuesve dhe 44000 anetareve) eshte nje humbje jo vetem per PD, por edhe per demokracine ne vend.

Neperkembja e vullnetit shumices eshte akti me i rende, nje hap vigan ne drejtim te diktatures, e cila prodhon varferi dhe poshterim. Eshte nje diktature qe ne kohen tone shfaqet me librin e demokracise ne dore, siç djalli kur citon Bibel e Kuran.

Urreje dhunen, eshte e e pakendshme, te vret syrin, prish harmoninte, te ben te ndjehesh keq shpirterisht.

Ate e ndjeu secili prej nesh ate dite.

Por kurrë mos bjer pre e propogandes qe siç djalli citon Bibel e Kuran, ata citojne parimet e demokracise qe i kane shkelur vete me kembe, per te na dhunuar çdo dite.

Mos u frikëso nga dhuna ne mbrojtjen e te drejtes tende, ne mbrojtje te disa parimeve themelore, shkelja e te cilave do ju sjell nje dhune 10- tra here me te madhe.

Ku ka dhune me te madhe se kercenimi me urine, jeten e pasigurte, shkeljen e personalitetit ne shkembim te sigurimit jeteses familjes tende, shkeljen e çdo ditshme ne drejtave tuaja themelore.

Kjo eshte dhuna qe ushtrojne e kamuflojne çdo dite, 1000 here me e madhe se ajo qe pate per rreth 2 ore, kjo zgjat me shume zgjat me breza.

Data 8 janar ishte nje beteje e humbur, qe tregoi fytyren e vertete te dhunshme e Neodiktatures se Rames dhe fytyren e vertete te TRADHETARIT, qe jua kam deklaruar hapur ne kuvendin e PD, ne 28 Prill 2018.

Pra nese per ne eshte nje HUMBJE per ata eshte DISKRETITIM.

Nese ata kjo humbje i ka diskretituar dhe po çon drejt shkaterrimit, ne mund te na kthej me vital./CNA.al

Lajmet e fundit nga