Connect with Us

Xhokoviç pranë arrestimit dhe dëbimit nga Australia

Sport

Xhokoviç pranë arrestimit dhe dëbimit nga Australia

Publikuar

-

/
Djokovic rezulton pozitiv me koronavirus,dyshohet se ka infektuar dhe shumë të tjerë

Novak Xhokoviç pritet që të arrestohet dhe të dëbohet nga Australia. Ky lajm vjen nga gazetari britanik i “The Telegraph”, Oliver Braun që shkruan se ka prani të konsiderueshme të forcave policore në zyrën e avokatit të tenistit serb dhe se policia federale australiane po shkon për ta arrestuar dhe se ministri i Emigracionit ka katër orë kohë për ta rianuluar vizën e tij.

Mesa duket se po merr një rrjedhë tjetër ngjarja për tenistin serb i cili fitoi betejën ligjore pak orë më parë për të qëndruar në Australi nga ku mund të merrte pjesë në “Australian Open”. E gjithë kjo ngjarje vjen se Xhokoviç nuk kishte pranuar që të bënte vaksinën antiCOVID dhe se ai kishte deklaruar se e kishte kaluar si virus pak kohë më parë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Brdariç: Të gjithë presin me padurim të ndeshemi me Tiranën

Publikuar

-

Fitorja 4-1 ndaj Tërbunit, e improvizuar pas pamundësisë për të luajtur me Prishtinën, ka kënaqur trajnerin Thomas Brdariç. Ky i fundit, pas sfidës tha për gazetarët se e rëndësishme kishte qenë që të gjithë të jepnin kontributin e tyre pa probleme në këtë javë e vetëm në ditët në vijim do të mendohej më shumë për taktikën ndaj Tiranës.

“Është një ndeshje përgatitore dhe ne përgatitemi si për ndeshjet e turneut. Në ditët e fundit kemi pasur ngarkesa të forta dhe për mua ishte gjë e madhe që mbijetuam javën e parë. Ishim në gjendje të shënonim dhe tani duam të shkojmë në javën tjetër në nivelin tjetër.

Prishtina? E dimë që jetojmë në pandemi dhe gjërat ndodhin të paparashikuara. Falënderoj ekipin e Tërbunit që patën mundësinë të vinin në Shkodër të luanin me ne. Të rinjtë e Vllaznisë? E kam thënë që në fillim që çdo gjë ka nevojë për kohë. Nuk mund të kesh sukses vetëm me disa talente. Mendoj se sezoni i kaluar ishte i suksesshëm, edhe presidenti e di që ne duhet të shohim në të dy anët, për të zhvilluar talentet dhe të kemi ekip konkurrues, të jemi në gjendje të luajmë në nivele më të lartë në Superiore. Për të pasur këtë balancë, është kombinim i mirë, por duhet të punojmë në këtë aspekt.



Tirana? Mendoj se kemi një javë për këtë ndeshje të rëndësishme. Javën tjetër do të jetë një përgatitje ndryshe nga kjo e ditëve të fundit dhe padyshim të gjithë duket se presin me padurim të luajnë me Tiranën. Edhe ne do të jemi mëse të përgatitur për përballjen. Sot ishim të përqendruar më shumë që lojtarët të merrnin minuta se ndeshja tjetër do të jetë në një ambient krejt tjetër, stadium tjetër, dinamikë tjetër, tifozë.

Tirana e Partizani po bëjnë merkato? Në do i përgjigjemi me paraqitjet e lojtarëve se kemi besim te ata, besojmë se mund të jenë në një nivel të lartë”, tha Brdariç pas sfidës.

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme, Kukësi tenton Sebastian Xhovinkon

Publikuar

-

Kukësi tenton goditjen e bujshme në merkaton e janarit. Orët e fundit ka dalë në skenë emri i Sebastian Xhovinkos, ish-fantazistit të Juventusit dhe kombëtares italiane, i cili mund t’u bashkohet verilindorëve. Burime të rezervuara të “Panorama Sport” pranë kampit kuksian konfirmojmë se nuk bëhet fjalë thjesht për një fantazi merkatoje, por një mundësi reale, edhe pse normalisht shanset janë të pakta për ta bindur që një lojtar i këtij kalibri të luajë në futbollin shqiptar.

Detyra për të negociuar i takon trajnerit Diego Longo, i cili ka edhe një njohje personale me lojtarin, pasi e ka trajnuar gjatë sezonit 2019-2020 tek Al Hilal në Arabinë Saudite. Mësohet se fillimisht ka pasur një bisedë paraprake të Longos me Xhovinkon rreth shanseve që ky i fundit të shohë si mundësi edhe ardhjen në kampionatin shqiptar.



Të dy më herët kanë punuar tek Al Hilal, ku Longo kishte rolin e zv.trajnerit, ndaj dhe njohin mirë njëritjetrin e për më tepër janë të dy italianë. m Gjithsesi, fillimisht lojtari që mbush 35 vjeç më 26 janar, nuk e ka konsideruar si mundësi, duke qenë se bëhet fjalë për një kampionat që nuk e stimulon shumë, por jo gjithçka mund të konsiderohet e mbyllur.

Komunikimi fillestar është bërë dhe “grepat” janë hedhur për të parë edhe se deri ku qëndron dëshira e lojtarit. Burimet në klub tregojnë se për momentin ish-mesfushori i Juventusit nuk ka thënë një “jo” përfundimtare, ndaj në Kukës shpresojnë që të nisin sa më parë edhe bisedimet zyrtare, për t’u ndalur më pas edhe te termat ekonomikë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Mundi Skënderbeun në miqësore, Shkëmbi: Tani do shihni një tjetër Dinamo

Publikuar

-

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, ka mbetur i kënaqur me paraqitjen e ekipit në testin ndaj Skënderbeut, që ishte si provë para ndeshjes së javës së 16-të të Superiores kundër Kukësit.

“Edhe pse kemi ende disa probleme të vogla, jemi stërvitur mirë këto ditë. Hodhëm në fushë një formacion miks ndaj Skënderbeut, me disa lojtarë të rinj, për të cilët shpresoj t’u japim më shumë minuta gjatë kampionatit.



Jam i kënaqur me gjendjen e disa futbollistëve që kishim disa pikëpyetje. Në këtë moment shpresojmë që të jetë grupi i plotë sa më shpejt.

Presim të afrohet edhe ndonjë lojtar, në mënyrë që të bëjmë një figurë tjetër nga ajo që kemi treguar deri më tani. Duhet të kthejmë patjetër imazhin e duhur për Dinamon”, deklaroi numri një i pankinës blu.

LEXO TE PLOTE