LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti “shkundi” juglindjen/ Specialistja qetëson qytetarët: Nuk rrezikohemi nga goditje të forta

10 Janar 2022, 07:11, Aktualitet CNA
Tërmeti “shkundi” juglindjen/ Specialistja qetëson

Specialistja pranë Institutit të Gjeoshkencës Anira Gjoni, në një dalje për mediat, tha se ka pasur disa pasgoditje pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme që ?shkundi? juglindjen e vendit.

Ajo tha se deri më tani nuk ka pasur raportime për dëme ndërsa shtoi se vendi ynë nuk rrezikohet nga kjo vatër sizmiologjike.

?Tërmeti i natës së mbrëmshëm 22:43, ka qenë i regjistruar 5.6 Rihter me thellësi 9 km, epiqendra ka qenë 40 km të verilindje të Bilishtit dhe 240 km nga qendra e Tiranës. Është ndjerë në Tiranë dhe në qarqet e lindjes dhe të jugut të vendit. Sipas raportimeve, nuk ka pasur dëme, duke qenë se konsiderohet dhe larg vendit tonë.

Që nga momenti i kësaj goditje ka pasur disa pasgoditje të këtij tërmeti, domethënë se nuk është se pritet të ketë diçka më të madhe. Vendi ynë nuk është i rrezikuar nga kjo vatër, nuk do të ketë pasoja për vendin tonë nga kjo pikë ku është zhvillohet aktiviteti sizmik i mbrëmshëm.?, tha ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga