Connect with Us

Skandali në Fier/ 3-vjeçari humbi jetën, kopshti qëndron i hapur

Aktualitet

Skandali në Fier/ 3-vjeçari humbi jetën, kopshti qëndron i hapur

Publikuar

-

/

Prindërit e vogëlushit 3- vjeçar i cili humbi jetën në kopësht kanë dalë sot para prokurorisë ku kërkojnë drejtësi.

Para mediave ata thonë në kopësht nuk ka kamera sigurie, duke pretenduar se fëmija është vrarë.

“Të zbardhet ngjarja si humbi jetën në kopësht fëmija. Kërkojmë takim me strukturat e drejtësisë.

Kopshti sot është hapur. Nuk ka kamera sigurie, pasi nuk punojne.  Po na vrisni për të dytën here. 

I bëjmë thirrje kryeministrit të mendojë si për fëmijën e tij. Nuk ka mundësi të jetë mbytur femija me një varse robash”, kanë thënë ata para mediave./CAN.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA i bën thirrje Rusisë për ulje tensionesh

Publikuar

-

Nga

Përpara takimit me Rusinë, SHBA i kanë kërkuar Rusisë të ndërmarrë hapa për qetësimin e konfliktit në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken ka zbutur pritjet për negociatat.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje Rusisë që të ulë tensionet në krizën në Ukrainë, përpara negociatave të rëndësishme javën e ardhshme. Është e vështirë të përparosh “në një atmosferë të përshkallëzimit me pistoletën në kokën e Ukrainës”, tha Blinkeni për CNN. “Pra, nëse vërtet duam të bëjmë përparim, duhet të shohim ulje tensionesh.”

Këtë të hënë (10.01.), përfaqësuesit e SHBA dhe të Rusisë do të negociojnë në Gjenevë. Një takim i Këshillit NATO-Rusi është planifikuar për të mërkurën në Bruksel – i pari në dy vjet e gjysmë. Më pas, diskutimet do të zhvillohen të enjten në Vjenë në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Blinken nuk beson në “kthesë”

Blinkeni i zbuti pritjet për negociatat. “Unë nuk mendoj se do të shohim elementë kthese javën e ardhshme,” tha ministri. “Ne do të jemi në gjendje t’i vendosim gjërat në tryezë. Rusët do të bëjnë të njëjtën gjë, si drejtpërdrejt me ne ashtu edhe me NATO-n dhe OSBE-në.” Më pas do të shohim nëse ka ndonjë mundësi për të ecur përpara.

Nga këndvështrimi i SHBA, për negociatat vlen parimi i reciprocitetit, vazhdoi Blinken. Çdo hapi që hedhin Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, Rusia duhet t’i përgjigjet. Nga këndvështrimi i Uashingtonit, për negociim nuk janë as tërheqja e trupave amerikane nga Evropa Lindore dhe as një premtim për moszgjerim të NATO-s.

Antony Blinken

LEXO EDHE:  Të mirat e fëmijës suaj nga prania e një bebisiter

LEXO EDHE:  Pallati Mbretëror planifikon një kopësht përkujtimor në nder të Princeshës Diana

Fronte të ngurtësuara



Nga pala ruse, bisedimet e ardhshme do të drejtohen nga zëvendësministri i Jashtëm Sergei Rjabkov. Sipas RIA-s, ai tha paraprakisht se ishte shumë e mundur që diplomacia të merrte një fund të papritur pas vetëm një takimi.

Pala amerikane gjithashtu kishte zbutur tashmë pritshmëritë në lidhje me bisedimet. “Ne shkojmë në këto diskutimeve me realizëm dhe jo me optimizëm”, tha një përfaqësues i qeverisë amerikane gjatë një bisede telefonike me gazetarët.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ndihmëssekretarja Amerikane e Shtetit, Wendy Sherman sipas planit është takuar me Riabkovin pas mbërritjes së saj në Gjenevë të dielën në mbrëmje për një bisedë të parë paraprake.

Takimi zyrtar i së hënës duhet të pasohet të mërkurën nga takimi i parë i Këshillit NATO-Rusi në më shumë se dy vjet në Bruksel. Diskutimet në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) janë planifikuar më pas për 13 janar në Vjenë.

Konflikti acarohet prej javësh

Situata është e tensionuar prej javësh. Rusia ka mbledhur rreth 100.000 trupa në kufirin e saj me Ukrainën. Qeveria e Kievit dhe vendet perëndimore kanë frikë se kjo do të shërbejë për të përgatitur një pushtim rus të Ukrainës.

Qeveria ruse mohon çdo qëllim agresiv, por ka bërë kërkesa të gjera. Përveç moszgjerimit të NATO-s, pjesë e tij është edhe tërheqja e armëve sulmuese nga rajoni. Qeveria ruse parashtroi kërkesat e saj në një projekt-marrëveshje sigurie që i dërgoi NATO-s./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

“I marri në bunker gëzon si idiot”/ Manjani tallet me Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka dhënë një “shuplakë” të fortë Lulzim Bashës.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan ironizon Bashën, ndërsa shkruan se “i marri në bunker gëzon si i lumtur idiot”.

Sipas Manjanit, Basha gëzon se Berisha sipas tij mbylli karrierën politike 77 vjeç, ndërsa ai vetë 47 vjeç, nuk sheh se si e mbylli pa e filluar të ardhmen e vet.

I marri në bunker gëzon si i lumtur idiot, kur deklaron se Berisha 77 vjeç ska më të ardhme. Bashkë me shoqëruesit e tij po aq idiotë dhe mediat e pguara e këndojnë këtë këngë, me një lumturi të frikshme…

Hahahahahahahahahahahahhaahahahhaha.

Dmth kjo është sfida, e ardhmja e Berishës, që i ka kaluar të gjitha në jetën e tij politike. I marri, 47 vjeç, nuk sheh se si e mbylli pa e filluar të ardhmen e vet. Ka hallin e të ardhmes të 77 vjeçarit, Berishë.

Dhe për t’a siguruar të ardhmen e vet pa të ardhme mbyllet me dyer hekuri dhe ruhet me policët e pushtetit, nga Berisha.



LEXO EDHE:  Nëse fëmija juaj prek ekranin e telefonit duhet të dini se çfarë ndodh me të

LEXO EDHE:  VIDEO/ Miqësia e veçantë e vajzës me qenin

Po a ska të ardhme Berisha?! Prej kujt ruhet në bunker!

O t’puthsha mendjen!

Ça gaz lotsjellës mor!

Ky është gazi i botës.

Lot mor lot nga gazi që sjell ky i marrë.

Dhe ne të tjerëve që votuam këtë të marrë, na bëftë mirë gazi!

E meritojmë sepse i besuam të ardhmen të marrit pa të ardhme.”-shkruan Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga vrasja e Pjerin Xhuvanit tek përgjakja e demokratëve/ Akuzat që bien mbi Gazment Bardhin

Publikuar

-

Nga

cna politike

Gazment Bardhi, paturpërsisht doli dhe akuzoi demokratët për dhunë, ata që kërkonin të hynin në selinë e PD, në shtëpinë e tyre.

Bardhi nuk ka më pak skandale mbi supe se Lulzim Basha, madje e konkurojnë njëri-tjetrin bindshëm në këtë aspekt.

Por caqet i kaloi, kur nga dhunues u shfaq si i dhunuar duke akuzuar demokratët,  të cilët përgjakën, disa me ndihmën e kryeministrit Edi Rama dhe disa të tjerë me bandat e armatosura që  kishin futur brenda në selinë e PD-së.

Provokimet, tensionet dhe dhunën nuk i ka për herë të parë Gazment Bardhin, nëse kujtojmë këtu ngjarjen e rëndë në Elbasan, një javë para zgjedhjeve të 25 Prillit.

Me 21 Prill 2021, u vra Pjerin Xhuvani dhe në skenë u shfaq edhe Gazment Bardhi, i cili dyshohet se kishte oragnizuar njerëz të armatosur, pra grupe të armatosura  me pretendimin se po mbronte votën.

 

Vota nuk mbrohet me armë, me dhunë me vrasje, por me punë, me besueshmëri, me dinjitet, pa u shitur dhe pa u blerë.

Demokratët e dinë fare mirë këtë gjë, ndaj njëzëri votuan për shkarkimin e Lulzim Bashës, me gjithë Gaz Bardh dhe të tjerë.

Demokratët nuk reshtin duke ia përmendur skandalet Gazment Bardhit dhe ju janë përgjigjur akuzave të tij për dhunë, “flakë për flakë”.

Megjithëse zyrtarisht, Gazment Bardhi po hetohet për dhunë, siç njoftoi dje Policia.

Bardhi është nën hetim pasi akuzohet për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”.



Reagimet e demokratëve

“Ju , Gazi ia keni kaluar mashtrimit..provokove me karrige e me drunj mbi demokratët..

..Pse i blindoi dyert dhe dritaret, po helmin djegës pse e futi tek PD-ja. Ne kemi protestuar dhe ngrënë gaz nga Sandër kimiku. Pse duhet të gënjente ky, unë kam dhënë votën familjarisht për Gaz Bardhin.Pse, pse, pse. Jepni dorëheqje dhe kërkoni falje, kaq!

 E kemi parë të gjithë ngjarjen online dhe kur ti me Lulzim Bashë dhe me gjithë deputetët kriminelë brenda selisë nxorrët shkopinjtë dhe gazin lotsjellës dhe i përdorët kundër anëtarëve të PD-së. U pa shumë qartë se kush jeni ju.”, shkruajnë të revoltuar demokratët.

LEXO EDHE:  Humbi kontaktet me familjen/ Gjendet fëmija 9-vjeçar

LEXO EDHE:  Kylie e ka fëmijën me truprojën? Çifti hodhi poshtë kështu teorinë e çmendur

Më tej ata i bëjnë të qartë Bardhit, se atë që bënë me 8 Janar aid he Basha, demokratët nuk do t’ua falin kurrë.

Ata i rikujtojnë Bardhit se pas mbylljes së dyerve të PD atyre iu ka ardhur fundi.

O plehrë a ke fytyrë të dalësh para demokratëve mbasi u derdhe gjakun me huligan të mbledhur nga Shqipëria dhe Maqedonia të tjerë. Këtë s’do t’ua falin kurrë demokratët, a mendoni të zbrizni ndonjëherë në bazë të shihni se ç’ ju pret o mjeranë të blerë dhe të keqpërdorur si letër higjenike. Turp të keni ti dhe lulushkat që jeni aty në bunkerin tuaj.

Juve ju ka ardh fundi që mbyllni dyert e Partisë Demokratike, që i blinduat…

Ti je kryesori i realizimit të krimit dhe dora e vetë shkatërrimit të kësaj prone që është e të gjithë dmeokratëve. Ti e bunkerizove bashkë me mercenarët që duan ta shkatërrojnë atë godinë….O kopila vetëm gënjeni, nuk ju beson ëm njeri çfarëdo që të thoni….Provokuesit jeni ju. Pse duhet ti mbyllni dyert e dritaret? I lini demokratët të hynin brenda në selinë e tyre. Nëse do të dëmtonin po të ishin dyert e hapuara, atëherë po kishe të drejtë…

Ti je një person politik, i dështuar me një thes të mbushur me humbje dhe turp. Nuke  mbulon diellin me shoshë o Gaz që u bërë gazi i botës, bashkë me Lulzim degjeneruar emrin dhe sakrificëne  demokratëve të ndershëm. Historia do t’ju damkosë me tur psi dështakë të vazhdimësisë së humbjeve…

O injorant, o legen, o tradhtar..”, shkruajnë ndër të tjera demokratët./E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE