web counter

E fundit!

Situata e pandemisë në Kosovë/ Sa raste të reja u regjistruan sot

10 Janar 2022, 14:24, Kosova & Bota CNA
Situata e pandemisë në Kosovë/ Sa raste të reja u

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 10 dhjetor se janë regjistruar 236 raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dalin pas testimit të 8,460 mostrave.

Në raportin për 24 orët paraprake bëhet e ditur se janë shëruar edhe tetë pacientë, ndërkaq raste aktive janë 1,780.

Ndërkaq, sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, autoritetet shëndetësore kanë administruar edhe 904 doza kundër sëmundjes COVID-19.

Që prej fillimit të procesit të imunizimit, në Kosovë me dy doza të vaksinës janë imunizuar 790,175 persona.

Në Kosovë, të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç. Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, mund të marrin dozën përforcuese apo dozën e tretë.

Të hënën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) paralajmëroi se në Kosovë mund të përkeqësohet situata epidemiologjike, për shkak të përhapjes së variantit Omicron të koronavrisut. Ky variant besohet se është më i transmetueshëm sesa variantet paraprake.

“Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19”, është thënë në një postim të këtij Instituti në rrjetin social, Facebook.

IKSHPK po ashtu ka thënë se vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga virusi, dhe u ka rikujtuar qytetarëve se mund të imunizohen çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor nëpër komuna./rel

Lajmet e fundit nga