LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si u vodhën të dhënat e pagave?/ Klodiana Lala zbardh dëshmitë e të ndaluarve

10 Janar 2022, 12:32, Aktualitet CNA
Si u vodhën të dhënat e pagave?/ Klodiana Lala zbardh

Gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar hetimeve të Prokurorisë dhe dëshmisë së katër personave që ishin të arrestuar, ka hedhur dritë mbi skemën e nxjerrjes së të dhënave.

Sipas gazetares, Eni Qirjako ka deklaruar që i ka kërkuar Andi Agarai të dhënat, si koleg, pasi i duheshin për qëllim studimor.

Ndërsa Agarai ka thënë se kishte një studim master dhe Qirjako ia ka kaluar databazën në mirëbesim, pa ditur se për çfarë do t?i përdorte.

Sipas gazetares Klodiana Lala,  kur janë publikuar të dhënat, Agarai i ka kërkuar të formatojë kompjuterin, por Qirjako nuk e ka bërë.
?Endri Ikonomi, ka pretenduar se i ka blerë me faturë tatimore të dhënat tek Klodian Sota, pasi i duheshin për biznesin e tij, por se nuk e dinte burimin e tyre.
Qirjako ka zbardhur mënyrën e nxjerrjes, ndërsa Agarai ka treguar emrat se ku i shiti?
, raportoi Lala.

Ndërkohë raportohet se 30 persona janë përgjuar nga Prokuroria, por asgjë nga bisedat e tyre nuk i ka shërbyer si provë./CNA.al

Lajmet e fundit nga