LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Si Jenisheri dhe deputetja e Kërparatës”/ Gazetari “kryqëzon” Bashën dhe Dumën

10 Janar 2022, 11:35, Politikë CNA
“Si Jenisheri dhe deputetja e Kërparatës”/ Gazetari

Gazetari Bledian Koka duke komentuar zhvillimet në selinë e PD-së ka deklaruar se Basha dhe deputetët e tij do të përfundojnë si opozita e dikurshme që mori mandatet e lëna nga PD dhe LSI.

Duke folur në emisionin “Breaking” e ka krahasuar Lulzim Bashën si Selami Jenisheri dhe Grida Dumën si deputetja e Kërparatës.

Ai  u shpreh se Basha nuk mund të cilësohet si ministër i Ramës, por si shërbëtor i kryeministrit.

Basha shërbëtor i Ramës. Nuk ia vlen të analizosh shumë deklaratat e tij, ia vlen kur ti thua se si duhet vepruar për të ardhmen. Deklaratën e tij e tha më 8 janar, ai vendosi të ndahet me demokratët duke i hedhur gaz atyre. Tani pyetja shtrohet se një njeri i tillë a mund të marrë më vota? Demokratëve jo e jo, LSi jo e jo, socialistët jo e jo. Çfarë mund të marrë, është një politikan mediokër. Ka arritur të mashtrojë një grup njerëzish, e i jepet rasti se ka 20 deputetë. Më vjen keq edhe për ato që i njoh, por nuk mund të bëhet me video selfi, njësoj është. Basha një Selami Jenisheri, në vetvete. Ata talleshin e gajaseshin në Parlament dikur po do të përfundojnë si të tillë. Ata deputetë të PD-së që do të jenë në Parlament duhet ti teledensin të gjithë nga i pari deri në fund. S’kanë asnjë lloj ndryshimi nga zonja e famshme e Kërparatës dhe Selami Jenisheri. Basha është qënia me korruptuar në 30 vite politike”,- tha Koka.

Lajmet e fundit nga