LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembet me tritol pallati i dëmtuar nga tërmeti në Durrës/ Dëmtohen shtëpitë dhe bizneset përrreth

10 Janar 2022, 14:09, Aktualitet CNA
Shembet me tritol pallati i dëmtuar nga tërmeti në Durrës/

Inspektorati kombëtar i mbrojtjes së territorit IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar një pallat tjetër në qytetin e Durrësit.

Bëhet fjalë për pallatin 8-katësh nr 122, i cili gjendej pranë kryqëzimit në njësinë administrative nr 4.

Për shembjen e pallatit u përdorën 20 kilogramë eksploziv si dhe 5500 fitil detonator.

Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktua edhe dëme te bizneset pranë.

Nga forca e shpërthimit janë thyer xhamat e dy dyqaneve përballë pallatit./CNA.al

Lajmet e fundit nga