Connect with Us

SHBA i bën thirrje Rusisë për ulje tensionesh

Bota

SHBA i bën thirrje Rusisë për ulje tensionesh

Publikuar

-

/

Përpara takimit me Rusinë, SHBA i kanë kërkuar Rusisë të ndërmarrë hapa për qetësimin e konfliktit në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken ka zbutur pritjet për negociatat.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje Rusisë që të ulë tensionet në krizën në Ukrainë, përpara negociatave të rëndësishme javën e ardhshme. Është e vështirë të përparosh “në një atmosferë të përshkallëzimit me pistoletën në kokën e Ukrainës”, tha Blinkeni për CNN. “Pra, nëse vërtet duam të bëjmë përparim, duhet të shohim ulje tensionesh.”

Këtë të hënë (10.01.), përfaqësuesit e SHBA dhe të Rusisë do të negociojnë në Gjenevë. Një takim i Këshillit NATO-Rusi është planifikuar për të mërkurën në Bruksel – i pari në dy vjet e gjysmë. Më pas, diskutimet do të zhvillohen të enjten në Vjenë në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Blinken nuk beson në “kthesë”

Blinkeni i zbuti pritjet për negociatat. “Unë nuk mendoj se do të shohim elementë kthese javën e ardhshme,” tha ministri. “Ne do të jemi në gjendje t’i vendosim gjërat në tryezë. Rusët do të bëjnë të njëjtën gjë, si drejtpërdrejt me ne ashtu edhe me NATO-n dhe OSBE-në.” Më pas do të shohim nëse ka ndonjë mundësi për të ecur përpara.

Nga këndvështrimi i SHBA, për negociatat vlen parimi i reciprocitetit, vazhdoi Blinken. Çdo hapi që hedhin Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, Rusia duhet t’i përgjigjet. Nga këndvështrimi i Uashingtonit, për negociim nuk janë as tërheqja e trupave amerikane nga Evropa Lindore dhe as një premtim për moszgjerim të NATO-s.

USA Washington | Außenminister | Antony BlinkenAntony Blinken

Fronte të ngurtësuara

Nga pala ruse, bisedimet e ardhshme do të drejtohen nga zëvendësministri i Jashtëm Sergei Rjabkov. Sipas RIA-s, ai tha paraprakisht se ishte shumë e mundur që diplomacia të merrte një fund të papritur pas vetëm një takimi.

Pala amerikane gjithashtu kishte zbutur tashmë pritshmëritë në lidhje me bisedimet. “Ne shkojmë në këto diskutimeve me realizëm dhe jo me optimizëm”, tha një përfaqësues i qeverisë amerikane gjatë një bisede telefonike me gazetarët.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ndihmëssekretarja Amerikane e Shtetit, Wendy Sherman sipas planit është takuar me Riabkovin pas mbërritjes së saj në Gjenevë të dielën në mbrëmje për një bisedë të parë paraprake.

Takimi zyrtar i së hënës duhet të pasohet të mërkurën nga takimi i parë i Këshillit NATO-Rusi në më shumë se dy vjet në Bruksel. Diskutimet në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) janë planifikuar më pas për 13 janar në Vjenë.

Konflikti acarohet prej javësh

Situata është e tensionuar prej javësh. Rusia ka mbledhur rreth 100.000 trupa në kufirin e saj me Ukrainën. Qeveria e Kievit dhe vendet perëndimore kanë frikë se kjo do të shërbejë për të përgatitur një pushtim rus të Ukrainës.

Qeveria ruse mohon çdo qëllim agresiv, por ka bërë kërkesa të gjera. Përveç moszgjerimit të NATO-s, pjesë e tij është edhe tërheqja e armëve sulmuese nga rajoni. Qeveria ruse parashtroi kërkesat e saj në një projekt-marrëveshje sigurie që i dërgoi NATO-s./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Foto-Video/ Pasojat e tërmetit në Greqi, xhama të thyera dhe mure të vjetra përtokë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm 5.5 ballë i cili goditi mbrëmë kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duke u ndjerë edhe në shumë qytete të vendit tonë, ka bërë që banorët e Florinas dhe zonave përreth të flenë në makinat e tyre nga frika.

Muret e ndërtesave të vjetra ranë, xhama e disa shtëpive u thyen dhe mobiliet e banesave lëvizën nga vendi, këto ishin disa prej dëmeve materiale që shkaktoi tërmeti.

“Në fillim ndjeva të dridhej biblioteka, ndërsa librat filluan të binin njeri pas tjetrit. Sa e kuptuam që ishte tërmet, kemi dalë menjëherë jashtë”, tha njeri prej banorëve të Floridas për mediat greke.



Sizmologët grekë, thanë se lëkundjet e tërmetit do të ndihen edhe për disa javë në vazhdim, por nuk do të jenë shqetësuese./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Tragjedi në Nju Jork/ Pallati përfshihet nga flakët, humbin jetën 19 persona

Publikuar

-

Nga

Nëntëmbëdhjetë persona, përfshirë 9 fëmijë, kanë humbur jetën nga një zjarr në një apartament në qytetin e Nju Jorkut, për të cilin komisioneri i zjarrfikësve të këtij qyteti tha se ishte një nga zjarret më të rënda që ka parë. Numri i viktimave u konfirmua nga kryebashkiaku i Nji Jorkut, Eric Adams.

Dhjetra persona kanë marrë plagë nga zjarri në lagjen e Bronksit dhe të paktën 32 prej tyre janë shtruar në spital. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Qytetit të Nju Jorkut, rreth 200 zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje të dielën në apartamentin “Twin Park”.

Shkaku i tij nuk dihet ende, u tha gazetarëve komisioneri i departamentit të zjarrfikësve të Nju Jorkut, Daniel Nigro në një konferencë shtypi të dielën.



“Zjarrfikësit gjetën viktima në çdo kat dhe po i nxirrnin jashtë ndërsa ata po përjetonin arrese kardiak dhe bllokim të frymëmarrjes,” tha ai.

Zoti Nigro tha se tymi ishte përhapur në çdo kat të ndërtesës ndoshta sepse dera e apartamentit ku kishte rënë zjarri ishte lënë e hapur dhe se viktimat kishin thithur sasi të konsiderueshme tymi./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Rreth 254 mijë izraelitë marrin dozën e katërt të vaksinës

Publikuar

-

Nga

Rreth 254,000 izraelitë kanë marrë një dozë të katërt përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Ky numër kaq i lartë i qytetarëve që kanë marrë dozën e katër të vaksinës u arrit vetëm brenda pak ditësh prej kur autoritetet izraelite njoftuan se qytetarët mund të marrin dozën e katërt, tha të dielën , më 9 janar, Ministria e Shëndetësisë në Izrael, derisa ky vend po përballet me një rritje të infeksioneve për shkak të variantit Omicron.

Izraeli ofron dozën e katërt të vaksinës për të moshuarit dhe stafin shëndetësor

Deri më tani, vetëm personat mbi 60 vjeç, personat me sëmundje kronike dhe ata me sistem imunitar të dobët kanë të drejtë për të marrë një dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19.

Kryeministri i Izraelit Naftali Bennett vlerësoi të dielën marrjen e lartë të vaksinës nga grupet e rrezikuara si “një përgjigje të jashtëzakonshme që do të parandalojë sëmurje shumë të rëndë dhe vuajtje”.

Për shkak të përhapjes së variantit Omicron, Izraeli ka parë një rritje të paprecedentë të infeksioneve të reja ditore, duke regjistruar më shumë se 17,500 raste të dielën.



Mediat raportojnë se duke parë rritjen drastike të rasteve të infektimit edhe të personelit shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë së Izraelit po shqyrton mundësinë e lejimit të mjekëve dhe infermierëve që të vazhdojnë të punojnë edhe kur rezultojnë pozitivë për koronavirusin për sa kohë që ata nuk shfaqin asnjë simptomë.

Izraeli nis administrimin e dozës së katërt të vaksinës

Izraeli u vlerësua në të kaluarën si një model për përpjekjet e tij të vaksinimit, megjithatë fushata ka stagnuar.

Vetëm rreth 61 për qind e 9.4 milionë izraelitëve konsiderohen ende të vaksinuar, që do të thotë se ata janë vaksinuar me të dy dozat dhe kanë kaluar më pak se gjashtë muaj pas vaksinimit të dytë, ose kanë marrë një dozë përforcuese.

Rreth 30 për qind e popullsisë nuk janë fare të vaksinuar dhe për rreth 9 për qind, vlefshmëria e vaksinimit tashmë ka skaduar./rel

LEXO TE PLOTE