LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasi tre të mitur në derë të spitalit/ Arrestohet 23-vjeçari në Kukës

10 Janar 2022, 17:14, Kronika CNA
Përplasi tre të mitur në derë të spitalit/ Arrestohet

Aksidentoi tre shtetas të mitur, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit, i shpallur në kërkim nga DVP Kukës.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. L., 23 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor? dhe ?Largimi nga vendi i aksidentit?, pasi më datë 02.01.2022, në afërsi të spitalit të Kukësit, duke drejtuar mjetin tip ?Volkswagen?, pa targa dhe dokumentacion, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar tre shtetas të mitur, të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç,  dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga