LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Në PD ka ekstremistë islamikë të armatosur”/ Thirrja e fortë e demokratit

10 Janar 2022, 16:34, Politikë CNA
“Në PD ka ekstremistë islamikë të armatosur”/

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD Gent Strazimiri u shpreh se brenda selisë ka persona ekstremistë islamikë.

Sipas tij, ata ishin brenda dhe nuk u arritën të kapeshin, madje as u kapën armë dhe eksploziv sikurse ishte denoncuar nga komisioni i Rithemelimit të PD-së. Lidhur me këtë, ai thotë se disponojnë prova dhe filmime.

?Çdo gjë që shkruhet në neësleter-at e komisionit të rithemelimit është e vërtetë. Ne kemi prova dhe filmime. Berisha e ka thënë edhe publikisht disa herë. Ata ishin brenda dhe nuk u arritën të kapeshin, madje as u kapën armë dhe eksploziv sikurse ne kishim denoncuar. Policia në rrugë operative kishte informacione të sakte që çfarë po ndodhte brenda.

Cilido që i futet aventurës për t?i dalë kundër anëtarëve të partisë së tij, apo t?i bëjë telefonatave policisë së shtetit se mendonte se i rrezikohej jeta nga anëtarët e partisë së vet, mendon se do ta zgjidhë këtë punë duke forcuar perimetrin përreth partisë. Ajo që duhet të prisnim nga Basha se i shkolluar jashtë duhet të ishte që të hapte votimet në parti, jo të thoshte se nuk ekzistojnë votat e delegatëve dhe ata anëtarë që erdhën nga të gjitha skajet e Shqipërisë?, tha Strazimiri./CNA.al

Lajmet e fundit nga