MSH nxjerr shifrat/ Regjistrohen rreth 800 raste të reja me Covid, humb jetën 1 person

10 Janar 2022, 15:52, Lifestyle CNA
MSH nxjerr shifrat/ Regjistrohen rreth 800 raste të reja me Covid, humb

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e situatës epidemiologjike në vendin tonë.

Sipas MSH, në 24 orët e fundit, janë kryer 4996 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitive 793 qytetarë dhe 1 person ka humbur jetën.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 4996 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 793 qytetarë, në këto bashki:

493 në Tiranë, 37 në Gjirokastër, 36 në Durrës, 31 në Vlorë, 18 në Sarandë, 16 në Lushnje, 14 në Krujë, nga 11 qytetarë në Gramsh, Kavajë, 10 në Kuçovë, 9 në Kurbin, nga 8 qytetarë në Kamëz, Dibër, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Skrapar, Devoll, Delvinë, nga 5 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Himarë, Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Tepelenë, Përmet, nga 3 qytetarë në Patos, Divjakë, Pogradec, nga 2 qytetar në Berat, Korçë, Selenicë, Fier, Vorë, Shijak, Has, Kukës, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Rrogozhinë, Kolonjë, Poliçan.

Janë 13,786 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 77 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 346 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 203,460 që nga fillimi i epidemisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga