LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Me 8 janar ra maska e Bashës”/ Bylykbashi: Mbyti demokratët me gaz

10 Janar 2022, 19:17, Politikë CNA
“Me 8 janar ra maska e Bashës”/ Bylykbashi: Mbyti

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se në protestën e 8 Janarit ka rënë maska e kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha.

Në një dalje televizive, Bylykbashi ka theksuar se Basha ka dalë ai që është në sy të demokratëve, si një njeri që urdhëroi të hidhej gaz lotsjellës ndaj demokratëve duke i helmuar ata edhe me lëndë të tjera asfiksuese.

?Më 8 janar ka rënë plotësisht maska e Lulzim Bashës, ka dalë ekzakt ai që është, por ka dalë në sytë e demokratëve. Demokratët që shihni pa ndjenja nga gazi lotsjellës që është hedhur nga brenda PD-së, nga policia që ka hyrë në momentin kur është hapur porta dhe demokratët hynë brenda, përveçse ishin hedhur lëndë të tjera asfiksuese. I kam parë, s’kam nevojë të provoj gjë, të gjithë e kanë parë.

Këto ndodhnin nga brenda PD-së, më pas kur ra porta e blinduar erdhi policia me një preçizion në kohë të paparë?, tha Bylykbashi.

Deputeti shprehet se policia ka qenë e koordinuar plotësisht me Lulzim Bashën, duke nënkuptuar kështu se mes policisë dhe kryetarit të shkarkuar ka patur një bashkëpunim.

?Është një godinë që me ato ndryshime që i ka bërë Basha, as ne nuk e dinim se çfarë ishte selia e PD-së. Policia e dinte me precizion, me saktësi, me një plan të koordinuar me Lulzim Bashën hyri dhe përdori dhunë ndaj protestuesve të PD-së. Demokratët kërkonin të hynin në shtëpinë e tyre, të hapnin derën që ja kishte mbyllur një uzurpator i shkarkuar.

Nuk ka një të cënuar nga personat që kanë qenë brenda dhe as nga forcat e policisë. Ata që janë dhunuar me leje, me thirrje nga Basha janë demokratët që shkuan të protestonin, ishin ata që kishin votuar për ta shkarkuar? ka vijuar më tej Bylykbashi.

?Demokratët kanë shkuar në burgje për Bashën dhe në fund ai i mbyti me gaz?, tha deputeti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga