LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëkundjet e forta të tërmetit/ Dëmtohen disa banesa në Devoll

10 Janar 2022, 10:07, Aktualitet CNA
Lëkundjet e forta të tërmetit/ Dëmtohen disa banesa në

Tërmeti i fortë i mbrëmjes së kaluar me magnitudë 5.6 të shkallës rihter ka shkaktuar disa probleme në banesa, në Qarkun e Korçës.

Mësohet se nga lëkundja e fuqishme janë dëmtuar 6 banesa në Bashkinë Devoll.

Nga raportimet e qytetarëve, mësohet se kanë pësuar dëmtime 2 banesa në Bilisht, 2 banesa në fshatin Mançurisht dhe 2 në fshatin Shuec.

Ndërkohë, grupet e emergjencave civile kanë nisur verifikimin në terren për rastet e raportuara./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga