LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konflikti në Ukrainë/ SHBA mesazh Rusisë: Diplomacia, e vetmja zgjidhje

10 Janar 2022, 09:19, Aktualitet CNA
Konflikti në Ukrainë/ SHBA mesazh Rusisë: Diplomacia, e vetmja

Ambasada e SHBA në Tiranë ka cituar një deklaratë të Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, në lidhje me konfliktin në Ukrainë.

Blinken i drejton një mesazh Rusisë, ndërsa thekson se e vetmja mënyrë për zgjidhjen e krizës është diplomacia.

Diplomacia është e vetmja mënyrë e përgjegjshme për zgjidhjen e kësaj krize. Ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj dialogut reciprok e kuptimplotë me Rusinë, ashtu siç jemi plotësisht të përkushtuar për t?u konsultuar dhe koordinuar me aleatët dhe partnerët tanë ? përfshirë Bashkimin Europian ? në të gjitha diskutimet tona të të gjitha formave“.-thuhet në deklaratën e Anthony Blinken.

Kujtojmë këtu se deklarata e Blinken, është bërë gjatë një konferene për shtyp, pas mbledhjes së Këshillit të Atlantikut Verior të NATO-s mbi përgjigjen e koordinuar ndaj rritjes së prezencën ushtarake të Rusisë në kufirin e Ukrainës./CNA.al

Lajmet e fundit nga