“I marri në bunker gëzon si idiot”/ Manjani tallet me Bashën

10 Janar 2022, 08:56, Politikë CNA
“I marri në bunker gëzon si idiot”/ Manjani tallet me

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka dhënë një ?shuplakë? të fortë Lulzim Bashës.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan ironizon Bashën, ndërsa shkruan se ?i marri në bunker gëzon si i lumtur idiot?.

Sipas Manjanit, Basha gëzon se Berisha sipas tij mbylli karrierën politike 77 vjeç, ndërsa ai vetë 47 vjeç, nuk sheh se si e mbylli pa e filluar të ardhmen e vet.

?I marri në bunker gëzon si i lumtur idiot, kur deklaron se Berisha 77 vjeç ska më të ardhme. Bashkë me shoqëruesit e tij po aq idiotë dhe mediat e pguara e këndojnë këtë këngë, me një lumturi të frikshme?

Hahahahahahahahahahahahhaahahahhaha.

Dmth kjo është sfida, e ardhmja e Berishës, që i ka kaluar të gjitha në jetën e tij politike. I marri, 47 vjeç, nuk sheh se si e mbylli pa e filluar të ardhmen e vet. Ka hallin e të ardhmes të 77 vjeçarit, Berishë.

Dhe për t?a siguruar të ardhmen e vet pa të ardhme mbyllet me dyer hekuri dhe ruhet me policët e pushtetit, nga Berisha.

Po a ska të ardhme Berisha?! Prej kujt ruhet në bunker!

O t?puthsha mendjen!

Ça gaz lotsjellës mor!

Ky është gazi i botës.

Lot mor lot nga gazi që sjell ky i marrë.

Dhe ne të tjerëve që votuam këtë të marrë, na bëftë mirë gazi!

E meritojmë sepse i besuam të ardhmen të marrit pa të ardhme.?-shkruan Manjani./CNA.al

Lajmet e fundit nga