LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Hiq dorë nga Luli, na vrau bashkë me Ramën”/ Xhaferri “kryqëzohet” nga demokratët

10 Janar 2022, 15:25, Politikë CNA

Deputeti i Lulzim Bashës, psi rregulloi cilësinë e diellit, tashmë ka nisur të komentojë zhvillimet politike në PD.

Për Xheferrin, 8 janari ishte një ditë e rëndë për çdo demokrat dhe se dhuna mbi selinë e partisë i shërben vetëm një njeriu.

?8 Janari ishte një ditë e rëndë për cdo demokrat i cili udhëhiqet nga dëshira për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, të fortë dhe përfaqësuese. Dhuna përmbi selinë e PD-së dhe cdo demokrati i shërben interesave të vetëm një personi. 8 Janari do të mbahet mend gjatë si dita e fundit e një Partie Demokratike të kapur nga hijet dhe dhuna e së shkuarës. Në gjenezë, Partia Demokratike lindi për të siguruar të ardhmen perëndimore të Shqiperisë, dhe do të vazhdojë në përmbushjen e misionit të saj?, shkruan Xhaferri në Facebook.

Por kaq ka mjaftuar që demokratët, në masë të ?shpërthejnë? kundër Xhaferrit dhe ti kërkojnë që të dalin para antarësisë dhe të shohin realitetin me sy.

?Po pse na i mbyllni dyert?perse nuk del para antaresise te beje gare dhe kush jete fitues ta mbështesin?kush ju dhimbset me shume anetaret apo xhamat?ate gazin bishtat e lopata e kokes karriget kuj ja hidhni me rhua dot?po si bunkier do rrije ndërtesa jone?Ferdinand mos na vini fajin neve se jam burgos e rrahur ne dru per lul bashen,po tani basha te me jap dru mua?Reflektoni se skeni njerz ne baze,gjeni zgjidhjen Ferdinan,une sa te kem jetën ate njeri se votoj me miq shok familjar dhe farefis,kandido ti te mbështesim,Lul bashen joooooo.tani me bej bllok ose fshi sms si koleget tuaj?, shkruan një qytetar.

Një tjetër demokrat shprehet se tashmë Xhaferri dhe Basha nuk kanë asnjë njeri për të vazhduar misionin e tyre, duke ngritur edhe pyetjen se si do i kërkojnë votat kur nuk kanë asnjë alternativë.

?Më kë do vazhdoni misionin Z. Ferdinand Xhaferaj . Ose me mirë me cilën bazë? Me cilët demokratë? Si do kerkoni vota? Kaq shume pyetje dhe asnjë alternativë. Më vjen keq. Realisht keq. Nuk e keni kuptuar qe baza nuk e do lulin? Po humbni pike edhe ju te gjithë.

Nejse për hajër ju daltë?, shkruan demokrati./CNA.al

Lajmet e fundit nga