LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari i kërkon duel me Bashën/ Berisha: I kam ofruar shumë zgjidhje

10 Janar 2022, 20:45, Politikë CNA
Gazetari i kërkon duel me Bashën/ Berisha: I kam ofruar shumë

Ish kryeministri Sali Berisha në një përballje me gazetarin Andi Tela në emisionin ?Now? me moderatoren Erla Mëhilli ka treguar se e ka ftuar Lulzim Bashën në përballje.

Berisha u shpreh se i ka kërkuar Bashës mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Kuvendit Kombëtar dhe nuk i mblodhi dhe në këtë moment shfrytëzoi nenin në statut për mbledhjen e anëtarësisë.

?Unë i kërkova të mbledhë Këshillin Kombëtar nuk e mblodhi, i kërkova të mbledhi Kuvendin Kombëtar nuk e bëri, atëherë shfrytëzova nenin dhe thirra anëtarësinë.Kur kam nisur këtë betejë nuk e kam nisur duke menduar që mund të fitoj apo jo, e kam nisur këtë betejë për një kauzë të drejtë?, ka thënë Berisha.

Lideri historik i PD theksoi se Bashës i janë ofruar shumë zgjidhje por i ka refuzuar të gjitha.

?Lulzim Bashës iu porpozuan disa zgjidhje. Së pari të largohej vetë nga selia. Iu dërguan firmat dhe refuzoi të sjellë njerëzit t?i verifikojë. Iu dërgua kërkesa që sill njerëzit të mbikëqyrin Referendumin e refuzoi. I propozoi Edi Paloka të hapim garën për kryetar partie. I kërkuam të marrë pjesë në garë dhe nuk pranoi se është peng.

Edhe në minutën e fundit, për tu treguar njeri por ai nuk tregohet njeri se i refuzon të gjitha.Cila është zgjidhja kur ai refuzon zgjidhjet. Gjithë këto oferta i janë bërë dhe i ka refuzuar?, u shpreh Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga