LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha flet në gjuhën e Ramës/ Deklarata që e nxjerr zbuluar

10 Janar 2022, 16:55, Politikë CNA
Basha flet në gjuhën e Ramës/ Deklarata që e nxjerr zbuluar

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka nisur të flasë me gjuhën e kryeministrit Edi Rama. Bashkëpunimi i tyre, mesa duket është aq i fortë, sa edhe mendimet apo idetë i kanë të njëjta.

Protesta e datës 8 janar, ashtu edhe siç është faktuar me foto e video ka sjellë thyerje xhamash dhe dëmtime në selinë e PD, nga mercenarët e Lulzim Bashës, duke ja u hedhur fajin demokratëve që ishin të pranishëm.

Por pasditen e sotme, Basha ka publikuar disa foto në ?Facebook?, ku shprehet se ajo që u shkatërrua nga ish-kryeministri Sali Berisha, do të ngrihet më e fortë nga demokratët.

Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë!“, shprehet ai.

E në fakt e njëjta deklaratë është bërë edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili në vitin 2020 teksa ka nxjerrë një video të rivendosjes së Kërpudhës në oborrin e Kryeministrisë, e cila u shkatërrua nga protestat e opozitës, shprehej se sa më shumë të dëmtohej aq më shumë do rritej.

?Me historinë e KËRPUDHËS, duke iu këshilluar miqësisht atyre që s?e pëlqejnë, të mos e ngacmojnë se rritet më shumë?, shkruante Rama në atë kohë.

Pra, këto deklarata tregojnë qartë ?dashurinë? e madhe që kanë Basha dhe Rama mes njëri-tjetrit. Por jo vetëm kaq. Ata kanë edhe një të përbashkët tjetër: Urrejtjen ndaj demokratëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga