LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video- Basha del zbuluar/ Si u thyen xhamat nga mercenarët e tij për të fajësuar demokratët

9 Janar 2022, 20:18, Politikë CNA
Video- Basha del zbuluar/ Si u thyen xhamat nga mercenarët e tij për

Xhamat në katin e parë të selisë së PD nuk u thyen nga demokratët që protestuan, siç pretendon Lulzim Basha, por nga njerëzit e tij që i kishte në ambientet e brendshme.

Përmes një video, që po qarkullon me shpejtësi në media, shihet qartë se pasi u hodhën gaz lotsjellës në sy demokratëve, mercenarët e Bashës thyen edhe xhamat.

Të dhunuar dhe me sytë që iu digjnin, protestuesit nxituan të dilnin jashtë në mënyrë paqësore, por sapo turma nisi të dalë, dëgjohen të thyerat e xhamave.

Kjo video që shihni më poshte, hedh poshtë të gjitha pretendimet e Bashës dhe të tijëve, se protestuesit nxitën dhunë dhe shkatërruan selinë.

Taktikat e Lulzim Bashës për të nxjerrë sa më keq demokratët janë të dështuara dhe ato po faktohen çdo ditë e më shumë./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga