Vazhdon zbori në PD/ Luli nxjerr Pampurin

9 Janar 2022, 16:05, Politikë CNA
Vazhdon zbori në PD/ Luli nxjerr Pampurin

Edhe ditën e sotme vijon zborri në oborrin e PD. Pas Gaz Bardhit, Grida Dumës, apo Ervin Salianjit, tashmë Luli ka nxjerrë Oriola Pampurin për ti dalë në krah.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Pampuri shkruan se dje ishte dita e fundit e Sali Berishës në politikë, ndonëse edhe vet e pranon që demokratët nuk e besojnë këtë gjë, por shpreson se mund të ketë ndonjë reflektim prej tyre.

Dje ishte dita me e trishtë për çdo demokrat e demokrate qe punuan, kontribuan dhe votuan për 30 vite Partinë Demokratike. Ditë në të cilën pësuam zhgënjimin më të madh nga njeriu tek i cili besuam dhe votuam, i cili dje tregoi se nuk mendon aspak për PD, për mundin e demokratëve, por për intersa të tij është gati të shkatërrojë PD, të vendosë demokratët në sulm ndaj njëri-tjetrit, dhe të bëjë të gjithë partinë non-grata.

Jam e bindur që asnjë qytetar të ndershëm të këtij vendi nuk mund t’i përfaqësonin pamje të tilla si ato të djeshmet, të sulmit mbi selinë e PD, ndaj dje ishte dita e fundit e Sali Berishës në politikë. Edhe ju që sot ende nuk e keni kuptuar, jam e bindur që në një të nesërme koha do t’ju qartësojë gjithcka”, shkruan Pampuri./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga