Connect with Us

Tirana bën goditjen e madhe në merkato, firmos me brazilianin Da Silva

Sport

Tirana bën goditjen e madhe në merkato, firmos me brazilianin Da Silva

Publikuar

-

/

Tirana është gati të mirëpresë prurjen më të re në ekip. braziliani Devid De Silva ka prishur kontratën me klubin e Sporting Kovilhas,e cila militon në kategorinë e dytë portugeze  dhe është gati për tu veshur bardheblu.

Ai është nisur për në Tiranë dhe prezantimi mund të vijë me shumë mundësi nesër.  25 vjeçari e njeh mirë Shqipërinë pasi ka shkëlqyer në radhët e Kastriotit ku shkëlqeu dhe do jetë një “armë” e fortë për Orges Shehin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Pengu i Mihajlovicit: Kurrë nuk e kam kuptuar pse Milani më shkarkoi…

Publikuar

-

Në rubrikat e “Corriere dello Sport”, Sinisha Mihajlovic i rikthehet karrierës së tij dhe prek temat më të nxehta të momentit.

“Kurrë nuk e kuptova pse Milani më shkarkoi, isha i pesti apo i gjashti dhe në finalen e Kupës së Italisë nuk mund të bënim më shumë, – thotë trajneri i Bolonjës.

Unë jam si Cecilia e bukur, të gjithë e duan dhe askush nuk e merr”. Për dështimin për të kaluar te Juvja: “U bë gjithçka, por shefat e tyre u vonuan”.

“Juvja kishte pavendosmërinë e Contes: klubi nuk donte ta shkarkonte, por ai u largua vetë dhe më pas e kuptoi që kishte bërë mirë, – tregon trajneri serb. – Në atë moment Allegri, Mancini dhe Spalletti ishin të lirë, por Juve më donte mua. Mirëpo me Sampdorian kisha caktuar një date, në të cilën do të më duhej të jepja një përgjigje përfundimtare dhe duke parë që Juve po zgjaste zyrtarizimin, respektova fjalën time dhe firmosa për një vit tjetër me Ferreron”.



Edhe afrimet ndër vite me Interin, Romën dhe Napolin, nuk janë realizuar kurrë. “Unë jam si Cecilia e bukur, të gjithë e duan dhe askush nuk e merr. Herë pas here mendoj se nëse do të kisha shkuar te Juve, do të kisha fituar gjithçka edhe unë. Si futbollist kam marrë gjithçka. Si trajner kam marrë një kënaqësi të madhe dhe jam i sigurt se klubi i madh do të arrijë herët a vonë. Milani është top, por në periudhën time ata ishin më pak.”

Aventura në Milano. “Nuk e kuptova kurrë pse Milani më shkarkoi: isha i pesti apo i gjashti dhe në finalen e Kupës së Italisë. Me atë skuadër, që mbante vetëm emrin e Milanit, ishte e pamundur të bëhej më shumë. Sezonin e ardhshëm ata ndryshuan nëntë nga njëmbëdhjetë. Të mbijetuarit e vetëm, ata me të cilët e kisha nisur, ishin Donnarumma dhe Romagnoli. A ndjej keqardhje? As zhgënjim dhe as keqardhje. Për shkak se nuk e kontrolloja situatën, zgjedhja nuk ishte kurrë e imja. Pra, keqardhjet janë të kota. E mora gabim Milanin, por si mund t’i thuash jo Milanit?”

Për luftën e “Scudetto”-s: “Kurrë nuk kam thënë se Interi do ta fitojë “Scudetton”. Shpresoj që Napoli ta fitojë, më pëlqejnë njerëzit e Napolit. Te Interi kam qenë lojtar dhe ndihmës trajner, është familja ime e dytë. Por unë kam një pasion të veçantë për napolitanët, një popull me zemër, si serbët. Epo, ndoshta ne jemi pak më të ashpër… nuk kam çfarë të tallem me Napolin dhe napolitanët, por i ndjej ata afër, kemi të njëjtën vëmendje ndaj marrëdhënieve, ne kultivojmë një ndjenjë miqësie”.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Nuk e pranojnë as kur u vetëofrohet, presidenti “i pamëshirshëm“ me Riberinë: Ma ofruan dje, por nuk e dija që luante akoma

Publikuar

-

Karriera e Riberisë po shkon drejt fundit. Kohët e lavdishme te Bajreni tashmë nuk janë asgjë tjetër veçse një kujtim i largët nga e shkuara, pasi tashmë nuk po arrin të gjejë ekip edhe duke u vetëofruar.

Aventura e fundit me Salernitanën nuk po shkon në mënyrën e duhur për francezin dhe ky i fundit dëshiron të largohet.



Menaxheri i tij e ka ofruar te klubi i Ceara-s, por ideja e tij nuk ka shkuar ashtu siç e priste. Presidenti i skuadrës braziliane tregohet “i pamëshirshëm” me 38-vjeçarin, teksa është shprehur: “Ma ofruan Riberinë dje, por nuk e dija që luante akoma. Nuk di çfarë t’ju them për këtë rast”.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Rezultoi pozitiv me COVID, ironia e Balotelit bën namin në rrjet

Publikuar

-

COVID-i është rikthyer në futboll dhe skuadrat po raportojnë raste të reja. Këtij fluksi nuk mund t’i shpëtonte as Mario Baloteli.

“SuperMario” rezultoi pozitiv dhe është në izolim prej pak ditësh. Lojtari po e bën karantinën në Itali dhe përsëri gjen një mënyrë për të bërë bujë. Sulmuesi ka postuar një video në Instagram ku ironizon autoritetet shëndetësore.



“Personi përgjegjës duke parë analizat e mia mjekësore”.

Aty duket një person duke rrotulluar goglat dhe 31 vjeçari e ka përdorur për të ironizuar mbi situatën e virusit në Itali.

LEXO TE PLOTE