LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tabaku mbështeti Bashën për dhunën ndaj demokratëve/ Hoxha e sfidon hapur

9 Janar 2022, 18:30, Politikë CNA
Tabaku mbështeti Bashën për dhunën ndaj demokratëve/

Jorida Tabaku, nënkryetarja e shkarkuar e PD  ka mbështetur Lulzim Bashën për dhunën që ushtoi ndaj demokratëve në protestën e mbajtur ditën e djeshme para selisë blu.

Në një postim, Tabaku shkruan se protesta e djeshme shënoi edhe fundin politik të Sali Berishës.

Por pas këtij reagimi, ish anëtari i Këshillit Kombëtar Indrit Hoxha e ka sfiduar hapur.

Në një postim në Facebook, ai i ka kërkuar Tabakur të dalin në bazë dhe të shoh qartë se kujt i ka ardhur fundi në politikë.

?Më vjen keq ku ka degraduar gjuha e deputetes Jorida Tabaku!

Baza po të pret Jorida! Eja në bazë të shikojmë dhe të takojmë demokratët e do të duket se për kë është fundi politik; për ju që së bashku me Lulzim Bashën dhunuat, plagosët dhe helmuat demokratët që ju kanë zgjedhur për ti përfaqësuar apo për ne, shumicën e partisë demokratike që kërkojmë rikthimin e dinjitetit të opozitës shqiptare.

Boll u kthyet në veglat e Lulzim Bashës i cili ka vetëm një qëllim, pasurimin e tij dhe familjarëve të tij, mbajtjen e regjimit të Edi Ramës në këmbë në kurriz të mbi 600.000 qytetarëve që votuan herën e fundit Partinë Demokratike.?, shkruan Hoxha./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga