
Greqia shtyn afatin e lejeqendrimeve për emigrantët
Ministria e Emigracionit në Greqi ka shtyrë deri më 22 mars ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara nuk presin ndonjë arritje në bisedimet e kësaj jave me Rusinë, të cilat janë të rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënies mes dy vendeve. Bisedimet kanë në epiqendër Ukrainën, por prej tyre ndoshta varet edhe vetë stabiliteti në Evropë pas Luftës së Ftohtë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se nuk pret të arrihet ndonjë arritje konkrete gjatë bisedimeve javën e ardhshme me Rusinë. Ai i tha emisionit ?State of the Union? të kanalit CNN se progresi do të varet nga veprimet e të dyja palëve gjatë negociatave dhe se Uashingtoni shpreson se do të shmanget perspektiva e një pushtimi të ri të Ukrainës nga Rusia.
Më herët, një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden kishte thënë se Shtetet e Bashkuara nuk janë të hapura të diskutojnë kufizime të mundshme në dislokimet e trupave amerikane ose praninë e forcave amerikane në vendet e NATO-s në rajon. Megjithatë, ai la të hapur mundësinë që palët të diskutojnë kufizimin e stërvitjeve ushtarake dhe dislokimin e raketave në rajon.
Dallimet e thella në qëndrimet e dy vendeve nuk ngjallin shpresë për ndonjë zgjidhje të shpejtë për çështjen e Ukrainës apo tema të tjera me interes të ndërsjellë, ndërkohë që mosbesimi duket të jetë në nivelin më të lartë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.
Raundi i parë i bisedimeve duket se do të shërbejë më shumë për të prezantuar mosmarrëveshjet.
?Nuk mendoj se dikush di me saktësi se çfarë ka në mendje Presidenti Putin për Ukrainën. Mendoj se administrata Biden ka bërë më të mirën për të bashkuar aleatët në koordinimin e politikave, duke i dhënë sinjalin Rusisë se synon të vendosë sanksione shumë më të forta se më parë?, thotë John Tefft, Ish-ambasador amerikan në Rusi dhe Ukrainë.
Vendet aleate pranojnë se Ukraina dhe Gjeorgjia nuk janë ende gati për anëtarësim dhe ka pak gjasa që ato të mund të ftohen për t’iu bashkuar NATO-s së shpejti, por ata këmbëngulin se dyert e aleancës duhet të mbeten të hapura.
Analisti i pavarur politik rus Dmitry Oreshkin tha se për udhëheqësin rus Vladimir Putin, është e pamundur që Ukraina ose Gjeorgjia të mund të anëtarësohen në NATO.
?Putini nuk mund ta pranojë që Ukraina, apo Gjeorgjia, t?i bashkohen NATO-s. Mund ta ketë pranuar ndoshta për shtetet balltike, si një kauzë e humbur, pjesë e NATO-s etj., por ka vendosur të kundërshtojë deri në fund për Ukrainën. Dhe mënyra e vetme që të sigurojë një autoritet politik të dorës së fortë mbi çështjen e Ukrainës është duke krijuar tension në kufi?, thotë zoti Oreshkin.
Bisedimet e Gjenevës, që do të pasohen nga sesione të tjera në Bruksel dhe Vjenë, synojnë shmangien e një krize. Presidenti rus Vladimir Putin ka grumbulluar dhjetëra-mijëra trupa përgjatë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar shqetësim për një ndërhyrje të mundshme ushtarake.
*Artikulli përmban materiale nga agjensitë e lajmeve Reuters dhe Associated Press./voa
Ministria e Emigracionit në Greqi ka shtyrë deri më 22 mars ...
NATO deklaron se është gati për bisedime mbi kontrollin reci...
Këshilltarët e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar kanë rekom...
Në disa qytete gjermane të shtunën u organizuan protesta kun...
Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Karl Lauterbach tha se...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin më 6 janar zhvi...
Një vit pas trazirave të 6 janarit në Kapitol, ish-President...
Infektimet me korona kanë vazhduar të kapin maja të reja në ...
Një bos i mafies italiane, i cili ishte shpallur në kërkim p...
Afaristi Abedin Salihu, drejton një kompani me rreth 220 pun...
Dragani (identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për ...
Presidenti Joe Biden ka udhëzuar administratën e tij të blej...
Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione të reja n...
Britania e Madhe dhe Spanja njoftojnë për rritje të numrit t...
Një zyrtar i NATO-s njoftoi të martën se javën e ardhshme do...
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 4 janar se ja...
Ishte një skenë përleshjesh aq të ashpra, sa që një oficer i...
Në shumë qytete të Gjermanisë janë mbledhur dhjetëra mijëra ...
Autoritetet në Mal të Zi janë duke u përballur me rritje të ...
Presidenti amerikan Joe Biden ka telefonuar me homologun ukr...
Një 42 vjeçar me problem të shëndeti...
Autori i vrasjes para krimit Disa foto të autorit ...
Ludjan Zaimi dhe Çaush Saliasi N...
Policia italiane Policia italiane ka arrestuar ditë...
Eksperti i ekonomisë dhe financave, Ardian Civici ka ...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Në tregun valutor, dollari sot këmbehet në blerje me 111.8 L...
Euronews Albania ka siguruar ekskluzivisht projektligjin e r...
Parashikimi i motit Shërbimi Meterologjik Ushtarak...
Pensionistët në Postë Rreth 2 mijë...
Nga Blerta Brati, mjeke mikrobiologe 1 Simptomat e p...
Shqipëria mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe ...
Lidhur me apartamentin e qytetarit Kristaq Qiqi, përm...
Denoncuesi Kristaq Qiqi Kristaq Qiqi ka blerë nj&e...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të M...
Foto e rrugës Alla Teksa qeveria dhe bashkia e Tir...
As autoritetet në Kosovë, as autoritetet në S...
Shtetet e Bashkuara do të mbyllin rrugën e fundit ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën ...
Miliarderët e botës e kanë rritur pasurin&eum...
Korça, çel sezonin turistik veror në 4 qershor...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Rreth 2000 persona pritet të marrin pjesë në koncertin e kën...
Nën kujdesin e konsulles së nderit të Republikës së Shqipëri...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarku...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë...