LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Platformë për zgjidhjen e krizës në PD”/ Edvin Kulluri del me një propozim, një ditë pas protestës

9 Janar 2022, 11:31, Politikë CNA
“Platformë për zgjidhjen e krizës në PD”/ Edvin

Ish-kryetari i anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka komentuar situatën e një dite më parë në PD.

Ai tha se po përgatit një platformë për t?i dhënë fund krizës politike brenda partisë.

 ?Jam duke shqyrtuar edhe idenë për të dal me një propozim për të gjitha palët, me një platformë për zgjidhjen e krizës, nuk e kam marrë vendimin akoma sepse janë të gjithë palët shumë emocionale dhe ka një acarim shumë të madh nga ana e demokratëve. Kemi pasur shumë kriza brenda PD, por si kjo asnjëherë! Jemi në një kaos despotik dhe hipokrizie?, u shpreh ai, për Report Tv.

Sipas të njëjtit, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e ndershme.

?Këtu ka një shkak dhe një pasojë, politika është shkak pasojë. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të bëhet një proces zgjedhor. Nuk di asnjë mekanizëm tjetër politik që mund të zgjidhi krizën. Kjo krizë në PD nuk është vetëm lidershipi, është një krizë që është transmetuar duke shkatërruar strukturat e PD në bazë. Sistemi i përfaqësimit është goditur prej vitesh. Ka vite që PD i mungojnë elementet për të qenë një parti, është një muze dylli njerëzi rrinë për nostalgji dhe forcë zakoni?, është shprehur më tej ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga