Connect with Us

Partizani i tregon derën Emiliano Mustës

Sport

Partizani i tregon derën Emiliano Mustës

Publikuar

-

/

Emiljano Musta nuk është më në planet e Partizanit. “Panorama Sport” shkruan se drejtuesit e kuq i kanë kërkuar prishjen e kontratës mbrojtësit të majtë, por nuk kanë gjetur konsensus, për më tepër që marrëveshja është në fuqi deri në qershor të vitit 2023.

Në këto kushte, klubi ka vendosur që të çojë elbasanasin të stërvitet me ekipin U-21, duke qenë tashmë jashtë planeve të skuadrës së parë. Në vend të Mustës, Partizani ka afruar brazilianin Fernandinjo, i cili ka luajtur së fundmi në Maqedoni.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Milani fiton sërish, presion Interit

Publikuar

-

Milan arrin fitoren e tretë radhazi në kampionat. Kuqezinjtë triumfuan në transfertë përballë Venecias me rezultatin 0-3.

Protagonist absolut në këtë sfidë ishte Teo Hernandez. Francezi realizoi dy gola në këtë sfidë.



Shënoi gjithashtu dhe Ibrahimoviç. Milani ngjitet për momentin në krye të Serisë A me 48 pikë, dy më shumë se Interi, por zikaltërit kanë akoma për të luajtur ndeshjen e tyre.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Bajrami dhe Ismajli titullarë të padiskutueshëm te Empoli

Publikuar

-

Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli do të startojnë sërish me skuadrën e Empolit ditën e sotme. Duket se shqiptarët janë bërë titullarë të padiskutueshëm për Andreazolin pas performancave të tyre.



Empoli do të presë në fushën e saj Sasuolon, për sfidën e javës së 21-të në Seria A. Ismajli në mbrojtje dhe Bajrami pas dy sulmuesve, do të jenë sërish pjesë e ekipit njësoj si në sfidën me Lacion.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana bën goditjen e madhe në merkato, firmos me brazilianin Da Silva

Publikuar

-

Tirana është gati të mirëpresë prurjen më të re në ekip. braziliani Devid De Silva ka prishur kontratën me klubin e Sporting Kovilhas,e cila militon në kategorinë e dytë portugeze  dhe është gati për tu veshur bardheblu.



Ai është nisur për në Tiranë dhe prezantimi mund të vijë me shumë mundësi nesër.  25 vjeçari e njeh mirë Shqipërinë pasi ka shkëlqyer në radhët e Kastriotit ku shkëlqeu dhe do jetë një “armë” e fortë për Orges Shehin.

LEXO TE PLOTE