Ndeshje e çmendur/ Juventusi përmbysje spektakolare ndaj Romës

9 Janar 2022, 19:34, Sport CNA
Ndeshje e çmendur/ Juventusi përmbysje spektakolare ndaj Romës

Sfida Roma-Juventus i ka dhuruar të gjitha.E mocione të mëdha dhe spektakël i garantuar nga të dyja ekipet gjatë kësaj ndeshjeje.

Serinë e golave e hapi Roma në minutën e 11-të me një gol me kokë nga Abraham.

Shtatë minuta më vonë, në të 18-tën, Dybala barazon shifrat me një gol shumë të bukur duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin e barabartë 1-1.

Sapo fillon pjesa e dytë, në minutën e 48-të Mkhitaryan kalon në avantazh Romën. Në minutën e 53-të Pellegrini trefishon shifrat me një gol fantastik nga goditja e dënimit.

Dukej sikur loja kishte mbaruar por Juventus zgjohet.

Në minutën e 70-të shënon me Locatellin duke rihapur sfidën. Katër minuta më vonë Kulusevski barazon rezultatin në 3-3.

De Sciglio kryen mrekullinë duke përmbysur rezultatin në minutën e 77-të.

Në minutën e 81-të De Ligt ndëshkohet me karton të kuq dhe Pellegrini humbet një 11-metërsh.

Juventus ndodhet tashmë në vendin e pestë me 38 pikë ndërsa Roma në vendin e tetë me 32 pikë.

Shikoni golat këtu:

Lajmet e fundit nga