Mourinho i dorëzuar: Mendoja se te Roma do ishte e lehtë

9 Janar 2022, 21:04, Sport CNA
Mourinho i dorëzuar: Mendoja se te Roma do ishte e lehtë

Zhoze Murinjo e ka pranuar se mendonte që me lojtarët që ka në dispozicion Roma, puna e tij nuk do të ishte kaq e vështirë. Pas humbjes kundër Juventusit ai nuk e ka fshehur dot zhgënjimin, teksa ka shpjeguar shkaqet e humbjes.

?Për fat të keq më duhet të kritikoj pasi skuadra luajti mirë për pjesën më të madhe të ndeshjes. Kemi bërë 70 minuta kontrolli absolut, me mentalitetin dhe dëshirën për të bërë lojë. Ndërrova Afena-Gian dhe ai që hyri (Shomurdov), pas një minute vetëm gabon. 3 me 2. Nëse ke një mentalitet të fortë nuk ka problem, por këtu ka ndonjë kompleksitet ndaj edhe vitin e kaluar nuk fitonin ndeshjet e mëdha.

Në fund të ndeshjes u pa që lojtarët janë të mirë, nëse ndeshja mbaronte në minutën e 70, kishim bërë një sfidë të jashtëzakonshme. Por më pas dolën në pah gjërat negative, përfshirë edhe pankinën. Është e vështirë të punoj me këtë tip skuadre, por jam këtu për këtë.

Mendoja se mund të ishte më e lehtë këtu. Loja që kemi dhuruar sot dhe në ndeshje të tjera, është rrjedhojë e talentit që kemi dhe zgjedhjeve të lojtarëve që luajnë, ka mungesë personaliteti në menaxhimin e lojës. Më janë dhënë në dispozicion tre vite dhe dua të shfrytëzoj këtë kohë deri në ditën e fundit. Është shumë e lehtë të luash për vendin 6-7, duhet të dalim nga zona e komfortit?, tha Murinjo pas duelit.

Lajmet e fundit nga