Connect with Us

Milani fiton sërish, presion Interit

Seria A

Milani fiton sërish, presion Interit

Publikuar

-

/

Milan arrin fitoren e tretë radhazi në kampionat. Kuqezinjtë triumfuan në transfertë përballë Venecias me rezultatin 0-3.

Protagonist absolut në këtë sfidë ishte Teo Hernandez. Francezi realizoi dy gola në këtë sfidë.

Shënoi gjithashtu dhe Ibrahimoviç. Milani ngjitet për momentin në krye të Serisë A me 48 pikë, dy më shumë se Interi, por zikaltërit kanë akoma për të luajtur ndeshjen e tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Bajrami dhe Ismajli titullarë të padiskutueshëm te Empoli

Publikuar

-

Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli do të startojnë sërish me skuadrën e Empolit ditën e sotme. Duket se shqiptarët janë bërë titullarë të padiskutueshëm për Andreazolin pas performancave të tyre.



Empoli do të presë në fushën e saj Sasuolon, për sfidën e javës së 21-të në Seria A. Ismajli në mbrojtje dhe Bajrami pas dy sulmuesve, do të jenë sërish pjesë e ekipit njësoj si në sfidën me Lacion.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Pengu i Mihajlovicit: Kurrë nuk e kam kuptuar pse Milani më shkarkoi…

Publikuar

-

Në rubrikat e “Corriere dello Sport”, Sinisha Mihajlovic i rikthehet karrierës së tij dhe prek temat më të nxehta të momentit.

“Kurrë nuk e kuptova pse Milani më shkarkoi, isha i pesti apo i gjashti dhe në finalen e Kupës së Italisë nuk mund të bënim më shumë, – thotë trajneri i Bolonjës.

Unë jam si Cecilia e bukur, të gjithë e duan dhe askush nuk e merr”. Për dështimin për të kaluar te Juvja: “U bë gjithçka, por shefat e tyre u vonuan”.

“Juvja kishte pavendosmërinë e Contes: klubi nuk donte ta shkarkonte, por ai u largua vetë dhe më pas e kuptoi që kishte bërë mirë, – tregon trajneri serb. – Në atë moment Allegri, Mancini dhe Spalletti ishin të lirë, por Juve më donte mua. Mirëpo me Sampdorian kisha caktuar një date, në të cilën do të më duhej të jepja një përgjigje përfundimtare dhe duke parë që Juve po zgjaste zyrtarizimin, respektova fjalën time dhe firmosa për një vit tjetër me Ferreron”.



Edhe afrimet ndër vite me Interin, Romën dhe Napolin, nuk janë realizuar kurrë. “Unë jam si Cecilia e bukur, të gjithë e duan dhe askush nuk e merr. Herë pas here mendoj se nëse do të kisha shkuar te Juve, do të kisha fituar gjithçka edhe unë. Si futbollist kam marrë gjithçka. Si trajner kam marrë një kënaqësi të madhe dhe jam i sigurt se klubi i madh do të arrijë herët a vonë. Milani është top, por në periudhën time ata ishin më pak.”

Aventura në Milano. “Nuk e kuptova kurrë pse Milani më shkarkoi: isha i pesti apo i gjashti dhe në finalen e Kupës së Italisë. Me atë skuadër, që mbante vetëm emrin e Milanit, ishte e pamundur të bëhej më shumë. Sezonin e ardhshëm ata ndryshuan nëntë nga njëmbëdhjetë. Të mbijetuarit e vetëm, ata me të cilët e kisha nisur, ishin Donnarumma dhe Romagnoli. A ndjej keqardhje? As zhgënjim dhe as keqardhje. Për shkak se nuk e kontrolloja situatën, zgjedhja nuk ishte kurrë e imja. Pra, keqardhjet janë të kota. E mora gabim Milanin, por si mund t’i thuash jo Milanit?”

Për luftën e “Scudetto”-s: “Kurrë nuk kam thënë se Interi do ta fitojë “Scudetton”. Shpresoj që Napoli ta fitojë, më pëlqejnë njerëzit e Napolit. Te Interi kam qenë lojtar dhe ndihmës trajner, është familja ime e dytë. Por unë kam një pasion të veçantë për napolitanët, një popull me zemër, si serbët. Epo, ndoshta ne jemi pak më të ashpër… nuk kam çfarë të tallem me Napolin dhe napolitanët, por i ndjej ata afër, kemi të njëjtën vëmendje ndaj marrëdhënieve, ne kultivojmë një ndjenjë miqësie”.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Nuk e pranojnë as kur u vetëofrohet, presidenti “i pamëshirshëm“ me Riberinë: Ma ofruan dje, por nuk e dija që luante akoma

Publikuar

-

Karriera e Riberisë po shkon drejt fundit. Kohët e lavdishme te Bajreni tashmë nuk janë asgjë tjetër veçse një kujtim i largët nga e shkuara, pasi tashmë nuk po arrin të gjejë ekip edhe duke u vetëofruar.

Aventura e fundit me Salernitanën nuk po shkon në mënyrën e duhur për francezin dhe ky i fundit dëshiron të largohet.



Menaxheri i tij e ka ofruar te klubi i Ceara-s, por ideja e tij nuk ka shkuar ashtu siç e priste. Presidenti i skuadrës braziliane tregohet “i pamëshirshëm” me 38-vjeçarin, teksa është shprehur: “Ma ofruan Riberinë dje, por nuk e dija që luante akoma. Nuk di çfarë t’ju them për këtë rast”.

LEXO TE PLOTE