LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krim i rëndë në Vaun e Dejës/ 50 vjeçari tenton t’i japë fund jetës pas vrasjes së gruas

9 Janar 2022, 17:10, Kronika CNA
Krim i rëndë në Vaun e Dejës/ 50 vjeçari tenton

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja në Vaun e Dejës.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Nenshat ku në rrethana ende të paqarta shtetasi me inicialet N. H., rreth 50 vjeç, ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.

Pas vrasjes ai ka tentuar ti japë fund edhe jetës së tij, duke mbetur i plagosur.

Vau i Dejës/ Informacion paraprak

Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.

Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Lajmet e fundit nga