LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E BUJSHME/ Musta zhduk Partizanin, largimi një hap pranë

9 Janar 2022, 10:05, Sport CNA
E BUJSHME/ Musta zhduk Partizanin, largimi një hap pranë

Nuk kanë fund problemet te Partizani. Pas çështjes ?Kaçe? te të kuqtë duket se ka edhe një tjetër çështje dhe këtë herë lidhet me Emiliano Mustën. Një veprim në rrjetet sociale bën që të krijohet ideja se lojtari e ka mbyllur me Partizanin.

Me një vëzhgim të shpejtë në profilin e Mustës shihet se ai ka fshirë çdo foto që kishte në Instagram me fanellën e Partizanin dhe një veprim i tillë mund të konsiderohet se e ka mbyllur me të kuqtë.

Drejtuesit e Partizani kanë arritur akordin me Fernando Augusto Rodrigues de Araujo (Fernando Augusto), mbrojtës i majtë që do të jetë zëvendësuesi i Mustës. Ngelet për t?u parë në ditët në vijim nëse ky veprim i Mustës është thjesht një rastësi apo lojtari është larguar përfundimisht nga të kuqtë. Me Partizanin, 29-vjeçari luajti 20 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe arriti të shënonte 3 gola, ndërsa tani mund të largohet pas 6 muajsh.

Lajmet e fundit nga