LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhunë dhe gaz lotsjellës ndaj demokratëve/ Nën hetim edhe Gazment Bardhi

9 Janar 2022, 12:16, Aktualitet CNA
Dhunë dhe gaz lotsjellës ndaj demokratëve/ Nën hetim edhe

Drejtoria e Vendore e Policisë Tiranë, ka arrestuar 34 shtetas dhe ka proceduar penalisht 18 shtetas të tjerë, të cilët ishin  pjesë e protestës së një dite më parë.

Një ndër personat që është vënë nën hetim është edhe Gazment Bardhi, për veprat penale ?Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive? dhe ?Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme?;

Gjithashtu deputeti Flamur Noka është proceduar penalisht për veprat penale ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme? dhe ?Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit.”

Njoftimi i Policisë:

?Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Ushtruan veprime të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme, arrestohen në flagrancë 34 shtetas, procedohen penalisht 18 shtetas të tjerë.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me shkatërrimin e pronës dhe aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar në datën 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan dhe ndaluan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

S.K., 42 vjeç; G. L., 41 vjeç; A. Gj., 36 vjeç; Xh. G., 32 vjeç; A. Z., 46 vjeç; A. L., 35 vjeç; H. Gj., 41 vjeç; D. L., 43 vjeç; V. D., 33 vjeç; A. D., 37 vjeç; O. D., 20 vjeç; Q. D., 26 vjeç; A. D., 39 vjeç, A. S., 32 vjeç; B. B., 38 vjeç; D. M., 51 vjeç, M. Rr., 48 vjeç, E. Ç., 30 vjeç, Gj. P., 37 vjeç, K. Ç., 36 vjeç, A. Ç.,29 vjeç, A. P., 28 vjeç dhe Sh. H., 20 vjeç.

Gjithashtu, u bë arrestimi për veprën penale “Shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, i shtetasve: O. Z., 39 vjeç; A. P., 28 vjeç; A. M., 41 vjeç; A. M., 37 vjeç; Y. G., 46 vjeç dhe A. A., 36 vjeç, si dhe i ndalimi i shtetasve V. D., 48 vjeç; A. D., 46 vjeç; S. N., 52 vjeç; O. M., 34 vjeç dhe S. L., 23 vjeç.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:

G.B., për veprat penale ?Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive? dhe ?Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme?;

F.N., për veprat penale ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme? dhe ?Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit?.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, shtetasit: R. F., 33 vjeç; J. R., 31 vjeç; D. K., 43 vjeç; A. B., 49 vjeç; E. H., 38 vjeç; I. E., 37 vjeç; A. Ç., 43 vjeç, D. A., 39 vjeç, A. M., 33 vjeç, A. F., 21 vjeç, I. F., 24 vjeç, S. G., 19 vjeç, J. K., 19 vjeç, Z. K., 19 vjeç, A. L., 26 vjeç dhe Gj. N., 31 vjeç.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 8 janar 2022./ CNA.al

Lajmet e fundit nga