web counter

Deklarata e fortë e Berishës nga selia blu/ "Basha armik i demokratëve"

9 Janar 2022, 13:35, Politikë CNA
Deklarata e fortë e Berishës nga selia blu/ "Basha armik i

Ish kryeministri Sali Berisha, së bashku me një grup deputetësh ndodhen pranë selisë blu. Në një deklaratë për mediat, ish kryeminsitri ka falenderuar të gjithë demokrtatët që ishin pjesë e protestës së 8 Janarit.

Lideri historik është shprehur se kryetari i shkarkuar Lulzim Basha është një armik i demokratëve.

Jam këtu për të shprehur në emër të komisionit të rithemelimit të PD-së përshëndetjet më të zjarrta mirënjohjen më të pakufishme ndaj heronjve të 8 janarit të cilët në një mision historik, me guximin, mençurinë, vetëpërmbajtjen, gjakftohtësinë që karakterizon një shumicë demokratike iu faktuan shqiptarëve se Lulzim Brava është sot një armik po kaq i egër, një fytyrë po kaq mizore ndaj dhe për demokratët shqiptarë. Erdha sot këtu për të falënderuar ata dhjetëra mijëra protestues që erdhën dhe u mblodhën nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët në një mision historik të mbrojtjes së pluralizmit politik, të parimit themelor, të sundimit të shumicës mbi pakicën, sakrifikuan dhe u larguan pasi hordhi narkobanditë me uniformë përdorën sasi toksike gazi kundër tyre dhe se pavarësisht nga këto, ata siç u konstatua, dyert e blinduara nga Lulzim turpi i hapën“, tha Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga