LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘CO’ ka pasoja vdekjeprurëse/ Manjani nxjerr zbuluar Bashën: Shko e firmose vetë arrestin tani

9 Janar 2022, 18:36, Politikë CNA
‘CO’ ka pasoja vdekjeprurëse/ Manjani nxjerr zbuluar

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha doli në media ku tha se për të larguar protestuesit që po tentonin të hynin brenda selisë ishte përdorur fikëse zjarri dhe jo gaz lotsjellës.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar dhe ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili zbulon se fikëset e zjarrit përbëhen nga monoksidi i karbonit, një substancë vdekjeprurëse.

Sipas tij, për këtë vepër Basha duhet të shkonte vetë në prokurori.

?Për fat të mirë janë hajvanë dhe në përpjekje për të mbuluar mutin me shurrë, thonë në kor se banditët nga brenda PD nuk hodhën gaz lotsjellës, por hodhën gazin dhe pluhurin e bombulave të fikjes së zjarrit.

Po mirë more kriminelë që vetëdenoncoheni, a e dini se nga bombulat e fikjes së zjarrit del moniksid carboni (co)?! Përveç pluhurit toksik që ka qëllim bukosjen e zjarrit për të mos marrë oksigjen?
A e dini more trutharë se CO është gaz helmues me pasoja vdekjeprurëse?

Po ajo lëndë në ato bombula është ndërtuar kimikisht që të fikë zjarrin dhe në mushkërinë e njeriut ajo bën kërdinë, more që kërdia u ngrëntë!

Gazin lotsjellsës është ta pish për qejf, përpara monoksidit të karbonit!

Shkoni e thuajeni në Prokurori këtë dhe firmosjani vetë arrestin vetes!!! Vërini edhe vulën e turpit që e varni te rrypi i pantallonave, se mos u marrin anëtarët!
Bah, çfarë kemi votuar!!!”/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga