LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ "Poker" spektakolar, Benzema dhe Vinicius Jr i japin fitoren Real Madrid-it

8 Janar 2022, 21:59, Sport CNA
VIDEO/ "Poker" spektakolar, Benzema dhe Vinicius Jr i japin fitoren

Real Madrid ka arritur të marrë një fitore të merituar në Santiago Bernabeu ndaj Valencias.

Madrilenët shënuan të parët me anë të francezit Karim Benzema.

Benzema shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 43-të. Me këtë gol numri 9-të arriti kuotën e 300 golave me fanellën e ?Los Blancos?. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin minimal 1-0.

Në të dytën  Vinicius Jr realizoi një supergol duke dërguar rezultatin në 2-0 në minutën e 52-të. Braziliani u tregua magjik në zonën e kundërshtarit duke dribluar disa prej tyre e në fund dërgon topin në rrjetë.

Nuk vonon shumë dhe përsëri Vini Jr realizon golin e tretë në minutën e 61-të duke trefishuar rezultatin me golin e tij të dytë personal.

Valencia arrinë të shënojë golin e parë me anë të Guedes në minutën e 76-të.

?Los Blancos? nuk u mjaftuan me 3 gola kur në minutën e 88-të shënon përsëri Benzema.

Real Madrid ka kontrolluar totalisht ndeshjen duke marrë një fitore me rezultatin 4-1. Tashmë ?Los Blancos? shkojnë në kuotën e 49 pikëve.

Shikoni golat këtu:

Lajmet e fundit nga