LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tensionet brenda partisë/ Vjen dorëheqja e parë në degët e PD

8 Janar 2022, 14:53, Politikë CNA
Tensionet brenda partisë/ Vjen dorëheqja e parë në

Sekretari i përgjithshëm i Degës Nr.6 në Kombinat, Astrit Xake ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij.

Lajmin e ka dhënë vet ai përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku shkruan se arsyeja e këtij vendimi është situata që po ndodh në selinë e Partisë Demokratike.

“Te nderuar miq,kolege dhe bashkepunetore!

Sot ne date 8 Janar 2022 jam duke pire kafe me dy miqte e mi shume te mire! Njeri prej tyre quhet Uran Metko me shume kontribute ne PDSH( emrin po ja permend pa lejen e tij) tjetrin per arsye pune nuk mund ta them!

Te nderuar miq duke pare zhvillimet ne mediat e ndryshme ne lidhje me situaten qe po ndodh ne seline e PDSH-se jam shume i tronditur jam shume i zhgenjyer dhe si pasoje e kesaj situate une Astrit Xake anetar i PDSH-se qysh ne Janar 1991,ish kryetar i Deges Nr 6 kombinat dhe aktualisht sekretar i deges Nr 6 dhe deri sa te kem fryme do jem anetar i PDSH-se!

Deklaroj me pergjegjsine time te plote dhe personale se jap dorheqjen e pa revokushme si Sekretar i pergjitheshem i Deges Nr 6 Kombinat Tirane!”/CNA.al

Lajmet e fundit nga