“Rama, edhe kryeministër edhe kryetar i opozitës”/ Noka: Të ndalojë lojrat me arrestimet e demokratëve

8 Janar 2022, 20:40, Aktualitet CNA
“Rama, edhe kryeministër edhe kryetar i opozitës”/ Noka:

Një grup deputetësh të Rithemelimit kanë folur për mediat, para Komisariatit numër 1 në Tiranë, ku edhe janë shoqëruar një numër i madh protestuesish.

 

Deputeti Flamur Noka u shpreh se nuk kishte gjë më të dhimshme për demokratët, sesa të shihnin shtëpinë e tyre të kthyer në një bunker. Sipas tij, Rama sot tentoi të tregojë se është edhe kryeministër edhe kryetar i opozitës.

 

?Edi Rama bëri gjithçka, dhunë dhe gjak mbi demokratët sepse pengu duhet mbatjur aty i burgosur në bunker. Demokratët duhen ndaluar të jenë opozitë sipas tij. Nuk kishte gjë më të dhimbshme për këta demokratë që janë mbrapa hekurave, kur kanë parë shtëpinë e tyre të shndërruar nga pengu dhe Edi Rama në bunker. Revolta ka bërë që ata të bëjnë gjithcka për të hyrë në shtëpinë e tyre. Nuk ka regjim Ramë apo peng të tij që të mund të ndalojë demokratët të hyjnë në shtëpinë e tyre. Rama sot me veprimin kriminal që bëri tentoi të tregojë se është edhe kryeministër edhe kryetar i opozitës.
I bëj thirrje të ndalojë lojrat me arrestimet e demokratëve?, tha Noka./CNA.al

Lajmet e fundit nga