LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama dhe Basha janë një mekanizëm”/ Kokalari: Dhuna ndaj demokratëve të dënohet nga të gjithë

8 Janar 2022, 16:50, Politikë CNA
“Rama dhe Basha janë një mekanizëm”/ Kokalari: Dhuna

Aktivistja Evi Kokalari ka deklaruar se protesta e sotme tregoi qartë se Lulzim Basha dhe Edi Rama janë një mekanizëm.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kokalari shkruan se Shqipërisë i mungon pluralizmi, ndërsa shton se dhuna ndaj demokratëve duhet të dënohet nga çdo qytetar, qoftë ky shqiptar apo i huaj.

?Dhuna e lëshuar sot kundrejt deputetëve, delegatëve dhe anëtarëve të PDsë nga Lulzim Basha dhe Edi Rama, duhet të dënohet hapur nga çdo Shqiptar dhe i huaj.

Sot kemi parë qartë që Basha dhe Rama janë një mekanizëm, dhe në Shqipëri nuk ka pluralizëm, por një qeveri të korruptuar që janë gati të përdorin dhunë kundrejt popullit.

Demokracia Shqiptare është cënuar haptasi. Besoj se tashmë e kuptoni që ky realitet nuk ka të bëj fare me desinjimin e  Z. Berisha si persona ?non-grata?. Kjo e fundit në fakt thjeshtë nxorri në pah realitetin e hidhur të politikës Shqiptare?, shkruan Kokalari./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga